Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën në të gjithë vendin procesin e votimit për Primaret, për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
PD, dega Durrës ka bërë publike listën e plotë me 37 emrat që do të votohen nga baza e anëtarësisë së Partisë Demokratike në degët Durrës, Krujë, Fushë-Krujë dhe Shijak.
Në listë bien në sy emra të njohur, deputetë e ish-deputetë, aktivistë të njohur të PD si Igli Cara, Floriana Garo, Bislim Ahmetaj, avokati Arian Ndoji, Aulon Kalaja, deputetja Andia Ulliri, Luan Hoti etj.
Primaret për qarkun Durrës do të organizohen në pallatin e sportit “Ramazan Njala” . Procesi do të hapet në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 18:00.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.
Lista e plotë/Primaret qarku Durrës
- Bislim Ahmetaj
- Nasild Alikaj
- Bernard Balla
- Morena Boja
- Dritan Burgija
- Adhurim Caca
- Igli Cara
- Enri Çeno
- Arian Dedej
- Armand Dervishi
- Skënder Dika
- Emir Frangu
- Floriana Garo
- Silvja Gjepali
- Andi Gjoka
- Luan Hallulli
- Edlira Harizi (Shemsi)
- Luan Hoti
- Jola Hysaj
- Sabah Jemishta
- Fatbardha Kadiu
- Aulon Kalaja
- Viola Kapidani (Kullolli)
- Gëzim Keqi
- Agim Kodra
- Ilirjana Kuçana
- Manjola Luku
- Islam Murati
- Shyqyri Myrtollari
- Arian Ndoja
- Ndrec Pjetri
- Dritan Sallaku
- Mereme Sela
- Andia Ulliri
- Emal Varaku
- Emri Vata
- Astrit Xhaferi
