Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Log.” në News 24, ka komentuar listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet, duke parashikuar një fitore për këtë forcë politike. Sipas Vangjelit, PS do të sigurojë së paku 73-74 mandate, ndërsa në listat e saj, përfshihen ministra dhe figura të njohura për punën e tyre me votat.
Ai theksoi se lista e Tiranës është një vitrinë politike, ku kryeministri Edi Rama është përpjekur të shmangë çdo mundësi surprize, ndërsa në qarqe të tjera ka individë të rinj, për shumicën e të cilëve nuk dihet shumë, por që kanë vendosur të futen në politikë.
Po ashtu, Vangjeli komentoi se lista e Partisë Demokratike reflekton një besnikëri të pakushtëzuar ndaj liderit të saj, Sali Berisha.
Lorenc Vangjeli: PS fiton së paku 73-74 mandate. Në listat e PS janë ministra dhe punëtorë të votave. Në Tiranë është një listë e njohur, ndërsa në qarqe të tjera janë njerëz anonimë, por që kanë vendosur t’i hyjnë politikës. Lista e Tiranës të PS-së është një vitrinë, pikërisht që Rama të shmangë ndonjë surprizë të mundshme. Lista e PD është besnikëri pa kushte ndaj Doktorit. Njerëzit e tij Berishën e ndoqën dhe në ditë të keqe. Rama duhet vetëm të fitojë që ta ndjekin njerëzit e tij.
(Balkanweb)