NGA: ORNELA MANJANI*TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara fiskale për 15.161 biznese. Detyrimet për tatime dhe taksa janë të akumuluara që prej vitit 2009 dhe deri në fund të muajit prill të këtij viti. Sipas listës zyrtare të publikuar nga Drejtoria e Tatimeve, mësohet se numri i bizneseve që nuk janë në gjendje të shlyejnë detyrimet fiskale është rritur me 15% në tre muajt e parë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

BORXHLINJTË
Lista e debitorëve të këqij në Tatime u shtua me rreth 2.068 biznese në periudhën janar- prill 2015. Kjo shifër përfaqëson një rritje të numrit të debitorëve ndaj tatimeve krahasuar me katërmujorin e parë të vitit pararendës. Sipas shifrave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e bizneseve ndaj të cilave ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë ka arritur në 15.161, në 22 prill të këtij viti, nga 13.095 që ishin në fund të vitit 2014.

Rritja me 15% e subjekteve të përfshira në listën e zezë të tatimorëve është një tregues i likuiditeteve të përkeqësuara, për shkak se bizneset nuk kanë arritur të shlyejnë në kohë detyrimet e papaguara tatimore. Lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, tregon se, ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjitha pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Tatimorët e publikojnë listën e zezë në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilat kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, ta regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.
Lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare ne print
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: