Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme emrat e personave më të rrezikshëm në Korçë, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Korçës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”, thotë policia në njoftimin e saj.


Prej disa ditësh Policia po bën publike listën e ‘zezë’ me emrat e personave të shpallur në kërkim, sipas qarqeve të vendit.
(ed.me/BalkanWeb)