Nga: VALENTINA MADANI*
TIRANE – Zyrtarët e lartë të shtetit duhet të vetëdeklarohen në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga ligji për dekriminalizimin. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta urdhëroi dje ngritjen e strukturës, ku do të do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

Formulari, që iu nënshtrua negociatave të gjata politike, është i ndarë në tre kapituj, ku secilit i është dhënë rëndësi me penalitetet e përmendura në rast të deklarimit të rremë. Kjo nis që me identitetet e përdorura zyrtarisht dhe jozyrtarisht, për mosdeklarimin e të cilave, personi mund të ndiqet penalisht, në rast se bëhet pengesë për zbatimin e ligjit.

Formulari përmban 8 pyetje për gjendjen gjyqësore të personit me funksion publik. Ai përfshin pyetje rreth ndalimit ose arrestimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, detaje për vendin, kohën dhe arsyen e ndalimit. E njëjta procedurë e detajuar ndiqet edhe nëse plotësuesi i formularit është ndjekur penalisht, ka pasur vendim të formës së prerë brenda dhe jashtë vendit, apo ka pasur urdhër ndalimi ndërkombëtar. Personi që firmos formularin, që sugjerohet të jetë veprimi i fundit përpara dorëzimit, bie dakord për publikimin e të gjitha të dhënave si dhe për verifikimin e shenjave të gishtërinjve dhe çdo të dhëne biometrike.

Nëse ai që firmos formularin jep të dhëna, të cilat më vonë verifikohen si të pavërteta, të paplota ose të pasakta jo vetëm i ndërpritet mandati, i ndalohet më vonë e drejta për t’u zgjedhur, ose emëruar, por ndiqet penalisht dhe rrezikon të dënohet nga gjobë deri në burgim. Nisur nga kjo, krahas ngritjes së strukturës, Kuvendi publikoi dje edhe regjistrin me emrat e gjithë titullarëve, organeve kushtetuese, si dhe funksionarëve politikë, të cilët detyrohen nga ligji të dorëzojnë vetëdeklarimin pranë kryetarit të Kuvendit. Për këtë çështje kryeparlamentari Meta zhvilloi dje një takim edhe me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Janë plot 109 funksionarë publikë, përfshirë zyrtarët e Kuvendit, drejtuesit e organeve kushtetuese, apo zyrtarë të cilët zgjidhen në parlament, që duhet të vetëdeklarohen para kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Formularin e vetëdeklarimit në Kuvend do ta dorëzojnë dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla; guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Ligji i dekriminalizimit detyron dhe drejtues të tjerë të institucioneve shtetërorë të ngrenë strukturën e vetëdeklarimit për zyrtarët që kanë në juridiksion. Për të diskutuar mbi procesin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti dje në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, si drejtues i institucionit, që ka përgjegjësinë për të verifikuar thellësisht formularët e vetëdeklarimit për gjithë zyrtarët, përfshirë deputetët. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, disa ditë më parë me urdhër të kryeprokurorit, në Prokurorinë e Përgjithshme u ngrit struktura e posaçme për dekriminalizimin, e cila përbëhet nga tre oficerë që do verifikojnë të gjithë formularët e zyrtarëve të lartë. Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, në qendër të diskutimeve mes z.Meta dhe Llalla ishin përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimeve ligjore.

Regjistër për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit
(Nga drejtues apo anëtarë të organeve kushtetuese apo të krijuara me ligj që zgjidhen nga Kuvendi dhe stafi politik i Kuvendit)

1 Sokol Dervishaj KUVENDI Drejtor i kabinetit
2 Emiljano Aleksi KUVENDI Zedhenes I Kryetarit
3 Ralf Gjoni KUVENDI Keshilltare Kryetarit
4 Perikli Zaharia KUVENDI Keshilltare Kryetarit
5 Lorenc Vangjeli KUVENDI Keshilltare Kryetarit
6 Elona Guri KUVENDI Keshilltare Kryetarit
7 Sali Shehu KUVENDI Keshilltare Kryetarit
8 Xhensika Guri KUVENDI Sekretare Kryetarit
9 Eriol Braimllari KUVENDI Sekretare Kryetarit
10 Mina Skuqi KUVENDI Sek/Zëvendëskryetarit
11 Zhaneta Tomcini KUVENDI Sek/Zëvendëskryetarit
12 Elda Korkuti KUVENDI Sek/Zëvendëskryetarit
13 Gentjana Boksi KUVENDI Këshilltar i Gr.të PD
14 Agron Kulicaj KUVENDI Këshilltar i Gr.të PD
15 Dorian Teliti KUVENDI Këshilltar i Gr.të PD
16 Gazmend Bardhi KUVENDI Këshilltar i Gr.të PD
17 Kledia Nelaj (Haska) KUVENDI Këshilltar i Gr. të PS
18 Juliana Latifi KUVENDI Këshilltar i Gr. të PS
19 Besion Ajazi KUVENDI Këshilltar i Gr. të PS
20 Dritan Kaba KUVENDI Këshilltar i Gr. LSI
21 Marlind Vogli KUVENDI Sekr. Gr PS
22 Estela Kondura KUVENDI Sekr. Gr PD.
23 Erion Delvina KUVENDI Sekr. Gr LSI
24 Rudina Qatipi KUVENDI Këshilltar i PDIU
25 Suela Kokoshi KUVENDI Këshilltar i PR
26 Elda Filolli KUVENDI Sek,Gr.PDIU
27 Ermal Drizari KUVENDI Sek.Gr.PR
28 Eglantina Shkembi KUVENDI specialist në qark
29 Eriselda Leskaj KUVENDI specialist në qark
30 Olsi Cenaj KUVENDI specialist në qark
31 Bexhet Cobani KUVENDI specialist në qark
32 Ilda Jani KUVENDI specialist në qark
33 Elva Ligu KUVENDI specialist në qark
34 Admir Filaj KUVENDI specialist në qark
35 Donald Korbi KUVENDI specialist në qark
36 Adriatik Llalla PROKURORIA Prokuror i Përgjithshëm
37 Bujar Leskaj KLSH Kryetar i KLSH-së
38 Gent Sejko Banka e Shqipërisë Guvernatori
39 Elisabeta Gjoni Banka e Shqipërisë Anëtar
40 Natasha Ahmetaj Banka e Shqipërisë Anëtar
41 Petraq Milo Banka e Shqipërisë Anëtar
42 Dhori Kule Banka e Shqipërisë Anëtar
43 Ela Golemi Banka e Shqipërisë Anëtar
44 Ermelinda Meksi Banka e Shqipërisë Anëtar
45 Tonin Kola Banka e Shqipërisë Anëtar
46 Denada Prifti Banka e Shqipërisë Anëtar
47 Igli Totozani Avokati i Popullit Avokati i Popullit
48 Arben Shkëmbi Avokati i Popullit Komisioner
49 Etilda Gjonaj Avokati i Popullit Komisioner
50 Ermir Kapedani Avokati i Popullit Komisioner
51 Lindita Milo Lati Autoriteti i Konkurencës Kryetar
52 Servete Gruda Autoriteti i Konkurencës Zv/kryetar
53 Iva Zajmi Autoriteti i Konkurencës Anëtar
54 Koço Barka Autoriteti i Konkurencës Anëtar
55 Eduard Ypi Autoriteti i Konkurencës Anëtar
56 Pajtim Melani Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Kryetar
57 Enkeleda Shehi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Drejtor i Përgjithshëm
58 Arjan Salati Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Anëtarë
59 Mimoza Kaçi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Anëtarë
60 Klodion Shehu Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Anëtarë
61 Pirro Xhixho Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Kryetar
62 Alban Karapici Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Anëtar
63 Anila Denaj Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Anëtar
64 Ketrin Topçiu Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Anëtar
65 Klarina Abazaj Allushi Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Anëtar
66 Petrit Ahmeti Enti Rregullator i Energjisë Kryetar
67 Maksim Shuli Enti Rregullator i Energjisë Anëtar
68 Adriatik Bego Enti Rregullator i Energjisë Anëtar
69 Entela Shehaj Enti Rregullator i Energjisë Anëtar
70 Abas Aliko Enti Rregullator i Energjisë Anëtar
71 Lefterije Luzi Lleshi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Kryetar
72 Denar Biba Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
73 Klement Zguri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
74 Edlira Jorgaqi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
75 Hysen Osmanaj Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
76 Vera Shtjefni Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
77 Gëzim Veleshnja Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Anëtar
78 Shkëlqim Ganaj Inspektoriati i Lartë i deklarimit dhe kontrollit të pasurive
dhe konfliktit të interesit Kryetar
79 Besnik Dervishi Komisioneri për të drejtën e informimit
dhe mbrojtjen e të dhënave personale
80 Irma Baraku Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi
81 Pranvera Strakosha Komisioneri i Mbikqyrjes së Shërbimit Civil
82 Gentian Sala Autoriteti i Mediave Audiovizive Kryetar
83 Suela Musta Autoriteti i Mediave Audiovizive Anëtar
84 Sami Nezaj Autoriteti i Mediave Audiovizive Anëtar
85 Piro Misha Autoriteti i Mediave Audiovizive Anëtar
86 Gledis Gjipali Autoriteti i Mediave Audiovizive Anëtar
87 Zylyftar Bregu Autoriteti i Mediave Audiovizive Anëtar
88 Kolec Topalli Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Kryetar
89 Alfred Lako Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Anëtarë
90 Uran Butka Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Anëtarë
91 Gëzim Peshkëpia Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Anëtarë
92 Romeo Gurakuqi Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Anëtarë
93 Nebil Çika Instituti i Studimeve për Krimet dhe pasojat e Komunizmit Anëtarë
94 Kristaq Traja Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Kryetar
95 Xhemal Mato Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
96 Valbona Sulçe Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
97 Xhelil Aliu Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
98 Vladimir Grosha Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
99 Helidon Haliti Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
100 Saimir Kumbaro Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
101 Robert Rakipllari Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
102 Altin Shegani Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
103 Pashk Pervadhi Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
104 Artan Peqini Këshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqipëtar Anëtar
105 Avni Dervishi ERRU Kryetar
106 Gjergji Gjuveli ERRU Anëtar
107 Silvana Simaku ERRU Anëtar
108 Riza Ajdini ERRU Anëtar
109 Fatime Imeraj ERRU Anëtar
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: