Në traditën e tij Fondacioni për Liri Ekonomike shpalli sot rezultatet e studimit për listën e më të pasurve në Shqipëri për vitin kontabël që lamë pas.

Me qëllim arritjen e konkluzioneve sa më të sakta është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore duke marrë në shqyrtim 60 individë duke synuar në total 100 individë vitin e ardhshëm.

Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecilit. Çfarë vihet re nga lista e këtij viti:
Ka 1 politikan që është në listë,
Ka 2 sipërmarrës të rinj që janë futur në top-10;
Ka 3 sipërmarrës që nga lista e vjetshme kanë “fituar” pikë në renditje duke u ngritur në nivele më lart;
Ka 4 sipërmarrës renditja e të cilëve nga renditja e vjetshme ka pësuar “ulje”.

RENDITJA
1- Samir Mane
2- Shefqet Kastrati
3- Vasil Naçi
4- Behar Çukaj
5- Grigor Joti
6- Artan Dulaku
7- Idajet Ismailaj
8- Vjollca Hoxha
9- Ram Geci
10- Irfan Hysenbelliu
11- Renis Tërshana
12- Vilma Nushi
13- Tom Doshi
14- Rrok Gjoka
15- Pëllumb Salillari
16- Gentjan Sula
17- Avni Ponari
18- Agim Zeqo
19- Aleksandër Frangaj

STUDIMI

Në vazhdën e krijuar tashmë të traditës së analizimit të dhjete me te pasurve ne Shqiperi edhe këtë vit, “Fondacioni për Liri Ekonomike” ka ndërmarrë një analizë të detajuar për dinamikat e kësaj elite financiare se çfarë ka ndodhur përgjatë vitit 2015.

Duke ndjekur përvojën ndërkombëtare dhe orientimet përherë e më të spikatura të studimeve ekonomike, krahas zhvillimeve dhe dinamikave të tjera qoftë ligjore me impakt ekonomiko-financiar, qoftë në studimin e dinamikave të potencialeve të vendit, studimi i elitës të të super-pasurve të Shqipërisë përbën jo vetëm interes shkencor dhe hulumtues ekonomik,

por edhe përgjegjësi të veçantë në trajtimin e kujdesshëm të parametrave që do të ndërmerren në shqyrtim. Konkluzionet e nxjerra janë të rëndësishme si në zbulimin e tendencave vendase, pavarësisht përmasave të shtetit, po ashtu edhe në përgjegjësinë që politikat dhe strategjitë kombëtare ndikojnë tek ripozicionimi i tyre dhe sidomos më pas, në impaktin që këto dinamika japin në efekt domino në ekonominë vendase dhe indikatorët e ndryshëm ekonomikë.

Në analizën e ndërmarrë këtë vit, janë konsideruar tashmë risi si në kriteret e përdorura, ashtu edhe në metodologjinë e mbledhjes së informacionit plotësues dhe përpunimit analitik të të dhënave. Krahas praktikës konservatore të kësaj analize, e cila bazohet në metodologjitë

më të avancuara ndërkombëtare, (sjellim si shembull mes të tjerave Capgemini), janë përdorur të dhënat zyrtare të mbledhura nga regjistrat tregtarë.

Metodologjia

Po kështu, me qëllim arritjen e konkluzioneve sa më të sakta, përveç analizës cilësore, është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore, duke marrë në shqyrtim 60 individë. Zgjerimi i spektrit të individëve është bërë me synimin e kuptimit më të thellë dhe më të plotë të asaj çka në vetvete ndodh në këtë segment-vlerë të ekonomisë vendase. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithësecilit. Pavarësisht, planifikimi i Fondacionit për analizën e vitit të ardhshëm do të zgjerohet në të paktën 100 individë, me qëllimin e zgjerimit të vazhdueshëm të bazës studimore dhe perceptimit përherë e më të lartë

e më të detajuar të dinamikave të kësaj elite ekonomike vendase.

Vlen për t’u cituar se dy janë burimet e informacionit të përdorur në këtë analizë:

deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individuale sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidencialisht. Qasja ka qenë e tillë me qëllim minimizimin e marzhit të gabimit në përllogaritjet e renditjes dhe sidomos, përafrimit me sa më shumë realitetit, me synimin e reflektimit sa më të saktë jo vetëm të përfaqësimit nominal të këtyre individëve, por edhe të një renditjeje sa më racionale. Kjo shërben edhe më tutje në ilustrimin e dinamikave të ekonomisë shqiptare duke materializuar iniciativat individuale dhe pozicionimet e tyre sipas industrive të ndryshme ku janë të pranishëm, veçmas dhe në tërësi si portofole investimesh.

Teksa janë marrë në shqyrtim të dhënat e depozituara zyrtarisht në QKR për të gjitha bizneset, duke ndarë dhe analizuar më vete secilin prej individëve me pjesët takuese në kapitalin pjesëmarrës për secilën kompani, për shumicën prej tyre janë përdorur edhe të dhënat e ofruara me iniciativë të lirë. Këto të dhëna janë mbledhur sipas një formulari të strukturuar me kujdes me qëllim identifikimin edhe të atyre aseteve takuese që nuk janë detyrim i legjislacionit shqiptar, asete këto si pjesë e investimeve të ndryshme në të patundshme dhe veprimtari ekonomike jashtë territorit të Shqipërisë. E gjitha kjo qasje risi, siç u theksua edhe më lart, duke ruajtur maksimalisht konfidencialitetin e deklaruesve dhe vetëm e vetëm me qëllimin e mirë në shërbim të një analize sa më të saktë e të paanshme.

Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues:

– Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht;
– Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor;
– Kapitalin neto proporcional

Pas renditjes së mësipërme sipas të dhënave të përpunuara, është përdorur edhe metodologjia ndërkombëtare e ponderimit me qëllim konsolidimin e tre renditjeve të ndryshme në një të vetme dhe gjithëpërfshirëse. Ky lloj përpunimi që sintetizon informacionin në shumë

plane njëherësh, shërben njëkohësisht edhe si baza e konkluzionit të renditjes së 10 sipërmarrësve për vitin 2015, si më poshtë.

tabela 1

Konkluzionet e mësipërme, na japin një pamje më të plotë për top-19 nga lista e 60 sipërmarrësve të marrë në analizë:
tabela 2

Lista e mësipërme (Tabela 2) është rezultat i ponderimit dhe sintetizimit të rezultateve të veçuara sipas kritereve të sipërpërmendura, Kapitalit Aksioner Takues, Kapitalit Neto dhe Fitimit.

Secili prej kritereve, për efekt të zhveshjes nga keqinterpretimet e shifrave bruto, është shprehur në përqindje të peshës proporcionale takuese kundrejt totalit të analizuar. Kjo me qëllim të ndërtimit dhe paraqitjes së një analize sa më indikative dhe jo interpretative.

Sipas Kapitalit Aksioner Takues, kemi një paraqitje të mëposhtme të 19 sipërmarrësve nga 60 të analizuar:

tabela 3

Përsa i përket Kapitalit Neto, kemi renditjen e mëposhtme të 19 individëve nga 60 të analizuar:
tabela 4

tabela 5

Kriteri i tretë i marrë në konsideratë, Fitimi Neto për 2015, na jep një tjetër renditje:

tabela 6

Komuniteti elitar i sipërcituar është produkt i analizave të dokumentacionit zyrtar dhe atij vullnetar të ofruar me iniciativë të lirë sipas një formulari të shpërndarë nga Fondacioni.

Vlen të theksohet sërish se, zgjerimi i komunitetit të studiuar në vijim do të ndihmojë në përllogaritje edhe më të sakta drejt realitetit.

Një indikator tjetër gjinor është se, prania e sipërmarrëseve të super-pasura përfaqësohet me 2 individë sipërmarrës, që përfaqëson një raport 10% gjinor të drejtuar nga femrat e suksesshme. Patjetër që në nivele të tjera të një analize me bazë më të gjerë, edhe ky raport ndryshon.

Ndërsa pjesëmarrje gjinore është 10% e totalit të sipërmarrësve të super-pasur të analizuar, është me interes fakti i vlerës së kapitalit të zotëruar nga këto businesswomen, vlerë kjo që përfaqëson vetëm 5,89% të totalit të shqyrtuar. Gjithësesi, duke marrë në konsideratë klimën ekonomiko-financiare në historikun e çerek-shekullit të prezantimit me ekonominë e tregut të, ky tregues tregon edhe emancipim, por edhe mungesë dhe shumë punë për të bërë nga vetë komuniteti fëmëror i businesswomen – gratë sipërmarrëse.

Me shumë rëndësi është vlera totale e kapitalit neto të zotëruar në kompanitë që këta individë zotërojnë, pavarësisht dinamikës së viteve të shkuara. Ndryshimet e klimës ekonomike kanë ndikuar jo vetëm në arritjet e bizneseve të ndryshme, por edhe janë reflektuar dhe analizuar.

Duke marrë në shqyrtim vlerën e kapitaleve neto të secilit prej sipërmarrësve të marrë në shqyrtim, me qëllim balancimin e shifrave dhe shmangien e interpretimeve të gabuara dhe të panevojshme, këtë vit analiza ka shprehur renditjen e sipërmarrësve në përqindjet e ponderuara kundrejt totalit të analizuar.

Këto lloj dinamikash janë konsekuenciale, të cilat varen drejtëpërsëdrejti tek performanca e bizneseve dhe pjesëve takuese të secilit prej sipërmarrësve në harkun kohor të dy analizave.

Në vend të mbylljes Të super-pasurit e një vendi, e çdo vendi në veçanti dhe të ekonomisë botërore në tërësi, përbëjnë një aset shumë të çmuar të shoqërisë për vetë vlerat financiare dhe investitore që ata
përfaqësojnë, por më së shumti, për iniciativat sipërmarrëse që ata gjenerojnë dhe implementojnë.

Si financiarisht ashtu edhe për nga ndikimi që kanë në ekonomitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si me vizionet dhe qasjen për implementim, qoftë në vend dhe qoftë në rajon, dinamika e ecurisë së tyre ilustron parashikimet e rrjedhës së ekonomisë për vitet dhe dekadat e ardhshme.

Gjithashtu, analizat studimore shërbejnë edhe si busulla orientimi për ndjekësit e tyre, ndërmarrës individualë, korporativë apo edhe qeveritarë. Nga ana tjetër, me trashëgiminë e tyre financiare, menaxheriale dhe strategjike, lind nevoja e jo vetëm trajtimit të këtij aseti të vendit me një përkujdesje ligjore dhe konsultative, por përherë e më shumë, në përgjigje të vetë nevojës së orës biologjike dhe ligjësive të natyrës, ku vetëm trajnimi i punonjësve dhe shkollimi jashtë dhe pajisja e familjarëve të tyre me tagra, nuk mjaftojnë.

Shumë shpejt do të lindë nevoja (në mos ka lindur tashmë) që ky komunitet të shërbehet me vizione afatgjata dhe të strukturuara me qëllim jo vetëm ruajtjen e konsolidimin e kapitalit financiaro-strategjik, por edhe të performojë më mirë jo vetëm në tregun vendas, por sidomos në atë ndërkombëtar ku edhe mundësitë dhe rregullat tashmë janë më të konsoliduara. Por këto mbeten sfida për të ardhmen, si dhe një fushë akoma e paprekur siç edhe duhet në lëmin e konsulencës dhe menaxhimit të aseteve dhe pasurisë. Shembuj qindravjeçarë ka plot, nga Evropa dhe Amerikat, ku institucione bankare dhe jo-bankare jo vetëm që e konsiderojnë këtë nevojë, por edhe e adresojnë me kujdes dhe e kurojnë maksimalisht në funksion të klientëve të tyre.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/10/Me-te-Pasurit-2015-FLE-MAPO.pdf”]
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb