TIRANE

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka publikuar listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve që kanë fituar të drejtën për të ndjekur studimet në këtë fakultet.



“Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj. Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Fakultetit të Ekonimisë.


Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Për të parë listën e fituesve klikoni këtu.

(BalkanWeb)