TIRANË

Ka përfunduar faza e parë e konkurimit për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit nga mbi 2000 aplikantë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veli të drejtën për të kaluar në fazën tjetër e kanë 1040 kandidatë të cilët në testimin me shkrim grumbulluan mbi 38 pikë nga 100 të mundshme.

Fituesit e fazës së parë do i nënshtrohen testimit fizik ku nëpërmjet ushtrimeve do të tregojnë rezistencën e tyre. Testi Fizik do të zhvillohet në ambientet e reja të Repartit “RENEA” Yzberisht, që prej të hënës. 1040 fituesit e fazës së parë do të ndahen në grupe me 100 veta për të kaluar fazën e dytë.

Për të nisur kursin 6 mujor për patrullë të përgjithshme aplikantët fitues edhe të testimit fizik do të kalojnë testimin psikologjik që është edhe faza finale.

Lista e plotë e fituesve të fazës së parë:

Lista e Fituesve by Anonymous dMtTT2bZ on Scribd


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: