KOSOVE

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq. Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë.

Simiq u shpreh se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo duke i dhënë legjitimitet me praninë e gjatë seksioneve parlamentare.

“Çfarë do të bëjmë me 9 për qind ose 10 vota? Do të hyjmë në Kuvend sapo opozita parlamentare të mbledhë 51 nënshkrime për rënien e qeverisë”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb