Janë miratuar listat e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa për këtë vit shkollor 2017-2018-të. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e 181 përfituesve që iu është miratuar pagesa e burës në 7 shkolla në kryeqytet. Në mbledhjen e organizuar dy ditë më parë, këshilli bashkiak i Tiranës miratoi listën e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që kanë të drejtën e bursës. Respektivisht janë plot 118 bursa të akorduara për nxënësit e shkollës së mesme profesionale Karl Gega në kryeqytet, 27 për të mesmen profesionale Hoteleri Turizëm e 23 për nxënësit e “Gjergj Canco”.

Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike janë dhënë 6 bursa, për Sami Frashërin dy të tilla, për të mesmen profesionale në Kamëz 3 bursa dhe për shkollën Herman Gmainer janë aprovuar 2 bursa. “Këshilli Bashkiak vendosi të miratojë listën e nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që përfitojnë bursa, sipas parashikimeve të pikës 5.2 të vendimit nr. 753, datë 13.12.2017 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2017-2018″ sipas shtojcës nr. 1, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi.”,-theksohet në vendimin e këshillit bashkiak të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/03/31/lista-zbardhen-emrat-e-nxenesve-te-shkollave-te-mesme-qe-marrin-burse/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: