Kutitë e votimit për zgjedhjet brenda  Partisë Socialiste në Durrës janë hapur  prej mëngjesit të sotëm në një klimë interesi të madh  nga anëtarësia e majtë. Deri në orën 13 e 30 pjesëmarrja në votime ka qënë mbi 50% e 4500 anëtarëve socialistë që votojnë për 30 delegatët e kongresit, 15 meshkuj e 15 femra.

Gazetarja Klodiana haxhiraj raporton për “Balkanweb” se procesi i votimit u mbyll në orën 16 ndërsa asnjë prej socialistëve nuk ka pasur të drejtë të prononcohet në media.

  • foto galeri

30 delegatët e përzgjedhur nga anëtarësia socialiste për në kongresin e PS, do të kenë mundësi që të zgjedhin kryetarin e PSSH-së, megjithëse Edi Rama nuk i ka hapur zgjedhjet brenda partisë.

Zgjedhjet brenda partisë janë hapur vetëm për krerët e degëve lokale, që pritet të mbyllen deri në mes të muajit dhjetor. Ristrukturimi i brendshëm i partisë finalizohet me zgjedhjen e kryetarëve të PS në Rrethe.

Në Durrës të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e PS e kanë rreth 400 socialistë, midis tyre të zgjedhurit nga kongresi , të zgjedhurit e Asamblesë, anëtarët e Këshillit bashkiak dhe deputetët e qarkut.

Janë rreth 400 socialistë të këtyre strukturave që në zgjedhjet e pas pak javëve do të votojnë për kreun e ri të PS . Në garë janë kreu aktual Luan Zaza dhe Ardit Kërtusha. Organizatat socialiste në Durrës në masë të madhe deri tani kanë propozuar kreun aktual Luan Zaza ndërsa vetëm 3 organizata kanë propozuar Ardit Kërtushën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb