Është zgjidhur edhe dilemma e fundit e sezonit në Superligën shqiptare dhe që mbante “peng” garën e skuadrave për një vend në Kupat e Europës. Federata Shqiptare e Futbollit publikoi listën e klubeve të licensuar nga UEFA dhe që mund të luajnë në turnetë më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër. Kështu vetëm pesë skuadra e kanë fituar këtë të drejtë pasi kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga qeveria europiane e futbollit. Përveç Partizanit që do të luajë në Champions League, klubet e tjerë të licensuar janë Kukësi, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi.


Untitled
Untitled

Sipas renditjes përfundimtare të Superligës, në Ligën e Europës duhet të luajnë Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu. Kjo pasi skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë dhe hap një vend për ekipin e vendit të katërt. Por korçarët vazhdojnë të jenë të varur nga përgjigja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me pezullimin 10-vjeçar që ka vendosur më parë UEFA.


Greece’s+goal+for+this+year’s+uefa+rankings
Greece’s+goal+for+this+year’s+uefa+rankings

Në këtë mënyrë, edhe pse e mbylli sezonin në vendin e gjashtë, Laçi mund të shpresojë ende te pjesmarrja në Kupat e Europës. Kjo, pasi Flamurtari i vendit të pestë nuk është licensuar për shkak të borxheve të shumta dhe sigurisht krizës financiare që jetoi në sezonin e fundit klubi vlonjat. Bashkë me të, UEFA nuk ka licensuar Tiranën dhe Luftëtarin.
(balkanweb)