Në fillim u mendua se mund të ishte një ngërç i kapërcyeshëm, por protesta e futbollistëve profesionistë në Danimarkë ka bërë që kjo kombëtare të zyrtarizojë një listë me futbollistë amatorë dhe të sallës për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Në Botërorin e Rusisë danezët kaluan në fazën me eliminimin direkt falë emrave si Shmajkell, Erisken, Poulsen apo të tjera, por për sfidat e ardhshme këto duhen harruar.

Në fakt e gjitha nisi si protestë e futbollistëve profesionistë që kërkonin mos shfrytëzimin e imazhit të tyre nga federata dhe përfundoi si një nga skandalet më të mëdha në historinë e futbollit danez.

Nga halli trajneri i përkohshëm Xhon Jensen është detyruar të grumbullojë këto futbollistë:

Lista

Morten Bank – Avarta
Christian Bannis – TPI
Mads Priisholm Bertelsen – TPI
Christian Bommelund Christensen – Jægersborg Boldklub
Rasmus Gaudin – Vanløse
Adam Fogt – Kastrup
Anders Fønss – TPI
Victor Hansen – Frederikssund
Anders Hunsballe – Greve
Oskar Højbye – Vanløse
Christoffer Haagh – Jægersborg Boldklub
Christopher Jakobsen – Hillerød
Nicolai Johansen – Vanløse
Rasmus Johanson – HIK
Kevin Jørgensen – Jægersborg Boldklub
Kasper Kempel – Skovshoved
Daniel Nielsen – Vanløse
Troels Cillius Nielsen – Birkerød
Christian Offenberg – Avarta
Kasper Skræp – TPI
Daniel Holm Sørensen – Skovshoved
Louis Veis – Jægersborg Boldklub
Simon Vollesen – Birkerød

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: