Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar deklaratat e fundit të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai ka publikuar një video ku shfaqen disa bufa, duke i shoqëruar pamjet me pjesë nga fjalimet e Berishës mbi listat zgjedhore dhe procesin zgjedhor.

Postimi i Ramës nuk mbeti pa një mesazh sarkastik, ku ai e përshkroi situatën e opozitës si një “tunel i pafund me fitore imagjinare”, duke lënë të kuptohet se pretendimet e tyre janë larg realitetit.

Rama e ka shoqëruar postimin me një mesazh ku e përshkruan fjalimin e Berishës si një “tunel madhështor i fitoreve imagjinare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb