https://www.youtube.com/watch?v=GVJD761EzTQ
LITUANI-A mund të konsiderohet ky hedhësi i thikave më i keq në botë?! Që të kryesh këtë profesion, duhet të kesh një dorë të fortë dhe të qetë.

Por videoja e mëposhtme tregon se ky hedhës i thikave nuk i ka këto karakteristika.
Ata “shpalosën” talentin e hedhjes së thikave në spektaklin “Unë kam talent” në Lituani.

Grupi i quajtur “Antikos Karlsson” me performancën e tyre live nuk mendonin se do të fitonin kaq shumë popullaritet, kur videoja e tyre e hedhjes së thikave bëri tepër bujë, më shumë për “tmerrin” që shkaktonte sesa për aftësinë e tyre.

Gjatë shfaqjes së hedhjes së thikave, asistenit i rrezikohet dy hera jeta. Herën e parë atij i preket gishti i dorës dhe pak çaste më vonë thika i kaloi shumë pranë kokës, duke i rrezikuar seriozisht jetën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb