TIRANË

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR ka dalë para mediave për të dhënë vlerësimin,pasqyruar problematikat dhe mangësitë e konstatuara në procesin zgjedhor.

Ambasadorja e OSBE në Shqipëri, Audrey Glover tha  se në shumë bashki nuk ka patur garë, pasi Partia Socialiste ishte e vetme në listë.  Ajo theksoi gjithashtu se votuesit kanë qenë nën presion nga palët politike.

Mes tjerash, misioni i OSBE/ODIHR tha se ajo që ishte pozitive  kishte të bënte me faktin se procesi i votimit u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa u ndal edhe tek protestat e opozitës, ku shtoi se disa prej tyre kanë qenë të dhunshme  duke kaluar “caqet demokratike”.

“Zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes mundësive të tjera politike. Në 31 bashki, në 61  gjithsej u kandidua pa garë. Përplasjet politike çuan në pasiguri  dhe votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që zgjedhësit të zgjidhnin krerët e tyre bashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me synim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Qysh atëherë opozita  zhvilloi protesta, ku disa prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kryeministri qe i vendosur të vijonte me zgjedhje me mbështetjen e parlamentit dhe KQZ vijoi me përgatitjet.”-tha  ajo.

“Edhe ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirëinformuar. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit në zgjedhje ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt.”u shpreh më tej Glover.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: