Janë mësuar dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League. Pavarsisht humbjes 3-1 ndaj Dortmund, Barcelona i falet fitores 4-0 në aktin e parë, për të prerë kështu biletën për në fazën tjetër. Te verdhezinjtë spikati Guirassy me 3 gola, ndërsa autogoli i Bensaibinit shkurtoi diferencat. Barcelona mbetet një nga ekipet favorite për të fituar Champions.

Pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë, PSG pëson humbje të ëmbël 3-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Aston Villas dhe shkon në gjysmëfinale. Sa i takon sfidës, kampionët e Francës shënuan me Hakimi dhe Mendes, ndërsa përmbysën ndeshjen Tielemans, Mc Ginn dhe Konsa.

 

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb