Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, i pritur nga qindra mbështetës. Pas 11 muajsh, Berisha ka dalë nga shtëpia, ku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe i është drejtuar selisë së PD, ku ka lajmëruar konferencë me gazetarët.

Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ishin thirrjet e mbështetësve të cilët kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione kreun e PD. Pas rreth 1 viti, Sali Berisha mbërrin për herë të parë në selinë blu.

 

Sali Berisha fitoi lirinë sot me vendim të gjyqtares së GJKKO, Flojera Davidhi. Ish-kryeministri ishte në hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Megjithatë, dosja për gjykimin e çështjes ndodhet në seancë paraprake në GJKKO.

Gjatë periudhës së arrestit shtëpiak, Berisha shfrytëzoi daljet virtuale, online nga shtëpia si në komunikimet me mediat ashtu edhe me strukturat drejtuese të PD. Ndërsa mbrëmjeve, për 330 ditë me radhë, Berisha ka mbajtur fjalime nga ballkoni pasi poshtë shtëpisë së tij mblidheshin simpatizantët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb