Andorra dhe Franca janë dy sfidat e fundit të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, dy sfida shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit përfaqësues. Trajneri Edi Reja befasi jo pak me listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime ku as këtë herë nuk munguan elementë të rinjë, rikthime dhe lojtarë të cilët prej kohësh shihen titullarë dhe si e ardhmja e ekipit përfaqësues. Për të turbulluar pak ambientin në vigjilje të këtyre dy sfidave mendoi Taulant Xhaka, i cili nuk është bashkuar me ekipi, pavarësisht se këtë herë ishte pjesë e listës bazë, për të gjitha këto çështje, Edi Reja flet live nga Durrësi:


Ndeshja me Andorrën?


“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.


Mungesa e Cikalleshit?

“Siç e dini Cikalleshi na ka dhënë një rendiment në ndeshjet që ka luajtur. Kemi në kontingjentin tonë 5 sulmuesë. Kemi Kamberin, Manajn, Uzunin. Sulmuesit tanë kanë të njëjtin nivel dhe karakteristika të njëjta. Unë do të vendos nesër duke parë gjendjen më të mirë fizike. Kush do që do luajë do të japë maksimumin. Kemi dhe Seferin dhe Balajn, që janë shumë të rëndësishëm. Kemi djem të tjerë që do japin më të mirën”.

Mungesa e Xhakës?

“Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse i nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohet”.

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?

“4-3-3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3-5-2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difesniv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli , nuk duhet konsideruar shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë”.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

“Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohen. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencuar. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t’i njoh pak më shumë”.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu”.

Revolta e lojtarëve?

“Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta. Ka lojtarë që tërhiqen vetvetiu pasi nuk pranojnë vendimet. Ka lojtarë që pranojnë të luajnë në disa pozicione. Unë bëj zgjedhje dhe duhet të jemi një familje. Çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit, nëse nuk ndodh atëherë ka probleme. Gazetarët janë ata që mundohen të nxjerrin diçka që nuk është. Nuk dua të shoh lojtarë që nuk japin më të mirën dhe grintën e duhur. Pas këtij kompeticioni do takohemi në mars. Nëse flasim për motivacion duhet të përmendin shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Përmendim këtu ata tifozë që janë jashtë. Duhet të japin më të mirën, kur veshin fanellën”.

Mesazh për tifozët?

“Nëse do ishte në dorën time, do trokisja derë më derë për të na ndjekur në ndeshjen ndaj Andorrës. Duhet të konsiderohet skuadra, pasi po luajmë më mirë dhe po bëhet një lojë e pëlqyeshme. E përsëris, për ata që kanë mundësinë i ftoj të na ndjekin ndaj Andorrës. Për Francën do të flasim, pas ndeshjes me Andorrën”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb