Tekniku italian krijoi iluzionin se Superliga do të ishte një vitrinë që do të merrte në konsideratë teksa në listën paraprake ishin të pranishëm 4 futbollistë të Partizanit. Ashtu si paraardhësit e tij edhe Reja nuk preferon ti besojë një fanellë kuqezi prodhimit vendas, të paktën për momentin pasi koha në dispozicion është shumë e shkurtër, ndaj Islandës dhe Moldavisë janë dy ndeshje që duhet fituar për të mbajtur të gjallë ëndrrën Euro2020. Reja shpjegoi listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime dhe objektivat e Shqipërisë për pjesën e mbetur të kualifikuese:

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadër. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lidhur.

Ky është një moment thelbësor, unë kam shkuar në Kroaci në Greqi dhe kam folur me lojtarët. Ka ndryshim, ka entuziazën që unë e ndjej brenda meje. Ngarkesa ime është e madhe, por ata janë shumë pozitiv dhe duan të bëjnë të pamundurën. Nga eksperienca, kur shkon të luash ndaj një skuadre, që ka një nivel me të mirë se ty mund të bësh më mirë. Nuk ka asnjë ndeshje që do të shkojë dëm. Kur ke shpirtin e grupit gjithçka mund ta bëjmë”.

Grupi dhe mungesat e tij? “U mundova të mbaja ata pesë lojtarë që ishin në Greqi. Falenderoj dhe Partizanin për lojtarët, që la të stërviteshin me grupin. Pata mundësi të shihja djemtë, ishte çdo gjë për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Stërvitja e vërtetë do të fillojë që sot”.

Ekuilibri i i lojës? “Kishte disa mungesa në këtë aspekt. Por kur janë 6 lojtarë që duan të bashkëpunojnë gjërat shkojnë më mirë.

Pikët? Skuadra duhet të jetë e besueshme. Islanda është shumë e fortë në ajër dhe ne kemi një listë prej 15 lojtarësh dhe kështu kemi mundësi t’i shohim ndeshjet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb