Policia ka hedhur gaz lotsjellës tek sheshi ”Skënderbej”. Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.

Disa protestues tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.

Madje Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhërit për t’u shpërndarë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se në momentet e tensionit në sheshin ”Skënderbej” pati edhe goditje me sende të forta ndaj policëve teksa këta të fundit mundësuan që me gaz lotsjellës të shpërndajnë protestuesit e fundit të mbetur, që shënoi dhe fundin e protestës së 5-të në Tiranë për Klodian Rashën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb