Kanë nisur sot në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, homazhet për nder të nentetares Zarife Hasani që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni ushtarak.

Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore do të nderojnë për herë të fundit nëntetaren që vdiq në krye të detyrës. Përpara trupit të Dëshmores së Atdheut u përkul i pari i ati i saj, e familjarë të tjerë.


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Kryetari i PD, Lulzim Basha, kanë bërë homazhe në nderim të nëntetares.


Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.


Dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të nëntetares. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 Maj 2019 shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Hasanaj u kujtua me respekt nga presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Rama dhe politikanë të opozitës së bashkuar.

Edhe në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua një ceremoni lamtumire për nder të saj, me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)