TIRANE

Një situatë e pazakontë që ka sjellë bllokimin e qarkullimit prej rreth një orë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” si pasojë e një aksioni të ndërmarrë nga një përmbarues privat për prishjen e një banese.



Në momentin që përmbaruesi ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar. Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që puna të ndalet.


“Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.

Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.

BANORËT GODASIN ME VEZË PËRMBARIMIN DHE POLICINË

Ora 14:50: Banorët e shtëpisë tek “Petro Nini Luarasi” kanë qëlluar me vezë punonjësit e përmbarimit dhe ato të Policisë së Shtetit. Tensioni vijon të jetë  ende prezent. Pas shembjes së shtëpisë, toka do t’u kthehet ish-pronarëve.

PRETENDIMI I FAMILJARËVE: TOKA ËSHTË E SHTETIT
Ora 10:45- Njëri prej familjarëve që flet me tone të ashpra ndaj shtetit e drejtësisë thotë se toka mbi të cilën ndodhet banesa e tyre është e shtetit. Ish-pronarit, që sipas tij ka siguruar një vendim gjykate për të marrë pronën i është kthyer ajo padrejtësisht. Sipas zotërisë, bëhet fjalë për një pronë të sekuestruar në vitin 1939.
“Në këtë banesë jetojmë prej 70 vitesh. Toka e banesës ku banojmë është e shtetit. Nuk i është marrë në vitin 1944. Ai e ka marrë pa procesverbal, ka marrë 10 mijë metra. Këtij i është sekuestruar në 39 prona nga italianët, jo në vitin 1944. Le të sjellë një dokument të vetëm që iu është sekuestruar prona në 44 dhe unë e liroj shtëpinë”,- thotë pronari.

“ULËRIMA E LOT”, POLICIA NEGOCION PËR TË LARGUAR BANORËT
ORA 10:44- Jo vetëm familjarët por edhe fëmijët e tyre ndodhen në këto momente përpara banesës që do të shembet, Ata refuzojnë të marrin ndihmë, Dëgjohen ulërima e të qara, ndërkohë që policia qëndron jashtë portës dhe përpiqen t’i largojnë. Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar disa prej tyre.


SHOQËROHET PËR NË SPITAL NJË NGA ZONJAT
ORA 10:25- Situata në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” është përkeqësuar, Ndërsa përmbarimi ka shkuar t’ju prishë banesën, një nga zonjat që ishte shtrirë në rrugë është ndjerë keq. Ajo është shoqëruar me ambulancë drejt spitalit.

FLAKË ZJARRI PRANË BANESËS QË DO PRISHET
ORA 10:12- Ndërsa banorët protestojnë, pranë banesës ka rënë zjarr. Dyshohet se banorët i kanë vënë flakën në shenjë proteste disa mobilieve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)