“Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO””.

Kështu deklaron kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, pasi Këshilli Europian i tha ‘JO’ hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai tha se presidenti i Francës Emannuele Macron foli sot shumë shkoqur sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa e lidhi arsyen me reformimin e BE.

“Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu në përfundim të gjithë kësaj Odiseje për të ndarë së bashku opinionin tonë lidhur me mos konkludimin me konsensus të procesit për të cilin jemi përpjekur vijimësisht dhe për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon. Asgjë më shumë, por atë që kemi merituar. Dhe këtë nuk e them unë. Se themi ne, por tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim Këshilli Europian. Por e kemi dëgjuar vet të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave të BE dhe kancelarja Merkel. Nga ana tjetër do t’ju them se kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim. Kemi qenë në kontakt dje, madje kam komunikuar dhe me presidentin e Francës. Faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës e Gjermanisë dhe një pjesë të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO”. Ndërkohë që Gjermania bëri një përpjekje për të vendosur një ‘Por’ ‘PO’-së. Presidenti francez i tha sot më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon që të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon një reformim të brendshëm të BE dhe transformim të vet procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv të horizontit të integrimit”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama tha se Shqipëria europiane është e vetmja alternativë dhe është detyrimi i madh dhe i patjetërsueshëm për gjeneratat e tjera.

“Kancelarja ka bërë gjithçka për të arritur në një kompromis dhe për të mos lejuar këtë. S’ka gjë të shkruar, zero. Nuk ka asnjë pikë takimi. Por është një përplasje e madhe për të nesërmen e BE. Kemi pasur një problem të madh për shkak të gjithë asaj që u bë këtu, për të dëmtuar procesin dhe për të hedhur pikën deri në hije që të refuzohej çelja e negociatave. Me partinë kryesore në koalicion CDU dhe CSU. I kemi përcjell me gjuhën e fakteve dhe shifrave dhe kemi marrë mbështetje prej shumicës së tyre. Çka na mbetur është që të vazhdojmë, pasi nuk ka alternativë tjetër. Shqipëria europiane është e vetmja alternativë dhe është detyrimi i madh dhe i patjetërsueshëm që i kemi gjeneratave të tjera”, pohoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: