Këngëtarja Orgesa Zaimi po dhuron spektakël në Festën e Birrës në Korçë me këngët e saj. Sot është nata e tretë e Festës dhe pjesëmarrja është si asnjëherë më parë në qytetin juglindor.
Qytetarë korçarë, turistë shqiptarë e të huaj janë ‘derdhur’ në Korçë për të festuar me muzikë shqiptare e të huaj dhe Birrën Korça e Tirana.
Paralelisht festohet tek terminali i autobusave dhe Pazari i Vjetër teksa atmosfera prej tre netësh mbetet e ndezur.
Birra Korça e Tirana kanë thyer çdo pritshmëri falë interesimit shumë të lartë nga qytetarët që po e zgjedhin në tavolinat e tyre në festë.
(BalkanWeb)