Kori ”Lira” është ngjitur në skenë për të performuar në natën finale të Festës së Birrës. Përderisa festa zhvillohet në Korçë nuk mund të mungojnë këngët vendase korçare me grupin që i përfaqëson denjësisht.

Festa vijon teksa pas pak tek terminali i autobusave performon këngëtari i madh Goran Bregoviç. Ai do ta nisë koncertin me këngën shqiptare ”Kosovska” teksa më pas do të ndezë atmosferën me këngët e tij ritmike.

Në të pesta netët e Festës ka pasur gaz e hare, teksa veç muzikës e këngëve të zgjedhura nuk kanë munguar në tryezat e qytetarëve Birra Korça e Tirana, të preferuarat e qytetarëve, që i kanë thyer pritshmërit këtë vit falë interesit të jashtëzakonshëm nga shqiptarët e të huajt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb