“Nuk kam pasur asnjë thirrje në polici. 100 vjet, që ne si familje nuk bëjmë asnjë ditë burg”. Kështu deklaroi kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani, i akuzuar sot nga PD se ka fshehur dy dënime si dhe ka ndërruar 3 herë identitetin. Në një lidhje telefonike për ‘New24’ Babani tha se kishte ikur në Itali në 1991 dhe se atje kishte punuar si fillim në një fabrikë peshku.

“Unë nuk jam ndonjë koment për akuzat. Nuk më intereson ajo pjesë për jetën time. Kam lindur në 1966. Kam vazhduar shkollën fillore dhe të mesme. Jam Mark Babani i 1996. Kam bërë ushtrinë në Tiranë. Kam ikur në Itali në 6 mars 1991. Jam regjistruar në kampin ku ishim dhe lejen e qëndrimit e kam marrë në 91, dhe kam punuar në fabrikë peshku. Aty kam punuar nga 1991 deri në 1995. Unë nuk jam ndonjë koment për akuzat. Nuk më intereson ajo pjesë për jetën time. Jam Mark Babani i datëlindjes 1996. Kam punuar në fabrikën e peshkut dhe më pas në një hotel. S’më intereson ça thotë PD. Ajo të jetë mirë se i ka marrë të dhënat e jetës teme”, tha Babani.

“Në ‘95 kam qëne ortak në fabrikën ku kam punuar prej 1995 – 1997 kam qenë në Itali dhe jam kthyer në fillim të 1998. Me data i kam nxjerr të gjitha se kam nxjerr vitet e punës në Itali. Verifikimi i datave është gjëja me e kollajt, kjo s’është pjesë e imja. Ç’thonë ata nuk më intereson fare. Është e turpshme. Kemi 100 vjet histori si familje që krijojmë identitetin e familjes tonë.” u shpreh Babani.
Në vijim kryebashkiaku i Vaut të Dejës, theksoi se nuk ka qenë asnjë herë strukturë në asnjë parti politike.

Babani thotë se është i gatshëm të përballët me gjithë sa thotë në institucionet e drejtësisë.

“Jam zgjedh kandidat i PS, kam qenë biznesmen i suksesshëm kam pas tre ndërmarrje, s kam qenë kurrë strukturë në asnjë parti . Jam gati që tani të rrëfej jetën time te Krimet e Rënda, prokuroria përgjithshme, më pas do bëj denoncim për shpifjet që më janë bërë.” theksoi Babani në një lidhje për News24.

“Mbiemrin e kam ndryshuar në 1993 si familje në Vaun e Dejës, dhe i jam përshtat këtij mbiemri. I kam vetëdeklaruar të gjitha në formular. Kam dy datëlindje, 24 dhjetor natën kur kam lind dhe regjistrimin e bërë në kohën e komunizmit më 8 janar.

E kemi pas mbiemrin Babaj dhe në 1993 e kemi kthy e kemi bërë Babani që unë e kam përshtat edhe në dokumentet e mia. Nuk kam pas asnjëherë jetë mister, e dinë të gjithë si jetoj më vjen turp se si e imagjinoj jetën time. jam i gatshëm të përballem kudo. “ përfundoi Babani reagimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: