Në stadiumin “Zeqir Ymeri” është zhvilluar sot gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit. 90-t minutat kanë përfunduar në barazim 1-1, duke i dhënë mundësinë skuadrës kurbinase të kaloi në finale, ndërsa Kukësi është ndalur këtu.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur dy javë më parë pati përfunduar me shifrat e bardha 0-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Kukësi, në minutën e 20-t me sulmuesin Sidrit Guri që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë. 12 minuta nga fundi i lojës së rregullt miqtë shtangën vendasit, me Rexhinaldon që shënoi golin e barazimit dhe të kualifikimit njëkohësisht.

Kukësi 1-1 Laçi

20′ Guri/ 78′ Rexhinaldo

Minutë pas minute

90+4’ Përfundon takimi, 1-1

90+3′ Zëvendësim te Laçi, largohet Nika në fushë, Redon Xhixha.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë

88′ Zëvendësim te Laçi, largohet Kallaku, në fushë Fangaj.

86′ Rast i artë për Laçin me Kallakun, por gjuajtja e tij është ndalur nga Frashëri.

85′ Momente tensioni, Nika dhe Imami ndëshkohen me karton të verdhë. Nuk mungojnë as sendet e hedhura në fushë nga tifozët.

83′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Idrizi në fushë Peposhi.

78′ GOOOOOOOL Laçi 1-1. Rexhinaldo realizon pas një krosimi nga Lushkja, duke barazuar shifrat. Një gol me peshë!

76′ Shtubina ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Guri provon me një gjuatje spektakolare nga distanca, por topi përfundon mbi kuadrat.

58′ Kale ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Pranë golit të barazimit Laçi, me anë të Rexhinaldos, por gjuatja me kokë e sulmuesit është ndalur nga shtylla.

54′ Goditje dënimi për Kukësin, gjuan Hoxha, pas një skeme mjaft të bukur, por topi grushtohet nga Selmani, i cili mban në lojë Laçin.

52′ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

50′ Kukësi kërkon me ngulm golin e dytë, që do ti jepte qetësinë skuadrës së Pakult, por mbrojtësit laçianë.

46′ Nis pjesa e dytë në ‘Zeqir Ymeri’

45’ Përfundon pjesa e parë

41′ Pranë golit të dytë Kukësi me anë të Kalesë, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

40′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

36′ Hoxha lëshon një gjuajte fluturimthi, po për fatin e mirë të portierit Selmani, përfundon jashtë kuadratit.

28′ Trajneri Mezani largon Bruno Lulajn, pas gabimit në mesfushë që rezultoi fatal dhe i dhuroi golin e avantazhit Kukësit, në fushë Lushkja.

27′ Kallaku provon me një gjuajtje nga ditanca, por jashtë kuadratit.

20′ GOOOOOOL Kukësi 1-0. Sidrit Guri gjuan saktë nga pika e penalltisë duke kaluar në avantazh verilindorët.

19′ Akordohet 11-metërsh në favor të Kukësit. Guri pengohet nga portieri Selmani dhe për gjyqtarin Hamitaj nuk ka dyshime.

18′ Musolli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Laçi me Bruno Lulajn, i cili krejtësisht i vetëm brenda zonës, ka gjuatjur me kokë, por jashtë kuadratit.

9′ Dzaria provon të surprizojë me një veprim akrobatik nga brenda zonës, por nuk kordinohet siç duhet.

6′ Donjet Shkodra provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi nuk kontrollohet dot nga portieri Selmani, për pak sa nuk shënon Kukësi.

5′ Goditje dënimi për Kukësin, ka tension në fushë.

1′ Nis ndeshja në Kukës

Kukësi – Laçi ora 15:30 (0-0)

Kukësi: Frashëri, Zderiç, Hoxha, Alla, Imami, Idrizi, Dzaria, Musolli, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Lulaj, Nika, Kallaku, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Enea Pashaj;

Pas porte: Indrit Myrtja, Klodian Shahini

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb