Shqipëria do të përballet të hënën me Spanjën, në ndeshjen e 3-të të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se skuadra do japë maksimumin në fushë, në mënyrë që të kualifikohet. Sylvinho thotë se nuk firmos për barazim, pasi skuadra që drejtohet prej tij do të synojë vetëm 3 pikët ndaj një rivali që është tejet i fortë.

Spanja ka lojtarë të shpejtë, ka lojtarë të mirë në krah apo në qendër. Ata lejojnë shumë pak hapësira. Bëhet fjalë për një rival të organizuar.

De la Fuente ka bërë një punë të mrekulleshme. Ata mbrohen dhe sulmojnë mirë. Gjatë kualifikueseve kanë humbur vetëm një ndeshje, atë ndaj Skocisë. Lojtarët e mi kanë guxim, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do të shkojmë në fushë për të luajtur.

Grupi/ Jam i lumtur. Shumë njerëz kanë menduar se mund të pësojmë gola dhe ndeshja e fundit s’do të ketë rëndësi. Nuk ndodhi ashtu. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ne jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Këtë ndeshje nuk do e harroj. Është ndeshje me rëndësi.

Kualifikimi- Nëse kalojmë, do të jetë kënaqësi e madhe në 1/16 më të mira. Spanja është ekip i mirë, por ne do luajmë gjatë gjithë 90 minutave, nëse kalojmë tutje, do jetë diçka e mirë. Do të jetë mision i vështirë, por ne do të bëjmë përformancën tonë më të mirë.

Barazimi i mundshëm me Spanjën? Asnjëherë ndonjë trajner nuk dëshiron që skuadra të luajë për barazim. Edhe nëse nuk keni skuadër cilësore, gjithmonë do ketë tentativa për të fituar. Nëse duam të kalojmë, duhet të fitojmë. Ndoshta kalojmë edhe me 2 barazime, por ne shkojmë për të fituar

“E kemi gati 11-shen titullare. Do flas me lojtarët si ndihen dhe më pas do të vendos. Spanja mund të shkojë në finale. Ky është një kompeticion i mrekulleshëm. Ne do të shfrytëzojmë mundësitë tona.

Daku? Sikurse tha edhe Gjimshiti, jemi këtu për të luajtur futboll në një eveniment brilant, duhet të flasim për futboll. Nuk duam të shpenzojmë energji për diçka tjetër. Çfarëdo që ka vendosur “UEFA është punë e saj” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb