Shqipëria dhe Çekia nuk shkojnë më shumë se një barazim 0-0 në Stadiumin Kombëtar, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët brenda pak sekondash lojë goditën dy herë traversën, fillimisht pas një goditje këndi, ku ishte Jamelka që provoi me kokë të gjente portën e Strakoshës, ndërsa më pas një goditje potente nga jashtë zonës e Lukas Cerv detyroi Strakoshën të devijonte lehtë topin, por mjaftueshëm për të evituar golin e parë për çekët. Në minutën e 30 Sylvinho kreu një zëvendësim të detyruar, teska Asani la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij, hyri Seferi. Duhet të vinte fundi i pjesë së parë që tanët të vizitonin për herë të parë portën e çekëve, ku një krosim i bukur nga e djathta i Balliut shfrytëzohet mirë me kokë nga Laçi, por goditja e mesfushorit ndalet nga portieri.
Pjesa e dytë nisi më mirë për të besuarit e Sylvinhos, që në ndryshim nga fraksioni i parë, patën më shumë iniciativë, qarkullim topi dhe më shumë guxim për t’iu afruar portës kundërshtare. Në mesin e pjesës së dytë erdhën edhe lëvizjet e para me Muçin dhe Uzunin që u hodhën në fushë nga Sylvinho, por asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të zviceranit Sherer. Me këtë barazim shanset për kualifikim mbeten të hapura për të 4 skaudrat në grupin B1, teksa çdo gjë do të vendoset vetëm në 90 minutëshin e fundit që do të luhet të martë, kur kuqezinjtë do të presin në kryeqytet Ukrainën, ndërsa çekët do të presin Gjeorgjinë.
(J.S/BalkanWeb)