Shqipëria nis kualifikueset e Botërorit ndaj Anglisë, në përballjen e të premtes në “Wembley”. Pavarësisht nivelit shumë të lartë të kundërshtarit, kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë paraqitje pozitive. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i kombëtares, Sylvinho u dha përgjigje, pyetjeve të ndryshme të gazetarëve të pranishëm.
Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Sa të vështirë e bën, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë?
Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.
Koha e përgatitjes e vogël, a mjafton për të përballuar Anglinë?
Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.
Tuhel e njihni, sa ndryshon tani si përballje me kombëtaret?
Futbolli i pabesueshëm. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi studiuar Tuher dhe futbollin anglez. E dimë si luan. Janë 90 minuta të gjata, për t’u shijuar dhe për të marrë përgjegjësi. Jemi të përqëndruar dhe të përgatitur.
Do të ndryshoni diçka nga skema?
Tuhel i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë.
A mund të jetë Sylvinho një Kristofor Kolombo për të zbuluar SHBA, aty ku mbahet Botërori?
Duhet të punojmë shumë, të lëmë zemrën në fushë. Ka vetëm një rrugë, të luftojmë për çdo pikë. Kemi lotjarët të mirë nga aspekti fizik dhe do të luftojmë të ecim përpara.
Ka histori të shumta për tifozët anglezë që ekipi i tyre të fitojë diçka. Tuchel tha që Anglia të luajë për të fituar dhe jo frikën për të humbur. Çfarë i mungon Anglisë?
Është një pyetje e vështirë. E respektoj shumë Anglinë. Më kujtohet në vitin 2000 apo 2001 një ndeshje Angli – Brazil që përfundoi 1-1. Është e vërtetë që Anglisë i ka munguar performanca e mirë disa kohë, por ka bërë edhe ndeshje shumë të mirë. Keni lojtarë të mirë dhe perspektivë për të fituar.
(BalkanWeb)