TIRANË- Kryetari i FRPD Belind Këlliçi dhe Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr. 4 në Tiranë, pas protestës në Surrel, bën me dije zyra e shtypit të PD.

Veprimi i policisë, sipas PD erdhi pasi të rinjtë e FRPD dhe LRI-së protestuan paraditen e sotme përpara shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel, aty ku në shenjë simbolike vendosën edhe një tra.

Mësohet se në Surrel ka shkuar vetë shefi i Komisariatit të policisë nr.4 dhe ka kërkuar largimin e të rinjve.

NIS PROTESTA NE SURREL
Ora 14:50- Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim kanë ndërmarrë një tjetër aksion sot kundër kryeministrit Edi Rama. Ata kanë shkuar në Surrel ku kanë vendosur një tra përpara shtëpisë së kryeministrit Rama.

“Ta paguajë edhe ai rrugën se duhet të mirëmbahet”, janë shprehur të rinjtë. Ky veprim, i pari i këtij lloji pranë shtëpisë së një kryeministri, vjen në shenjë proteste kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”. Në aksion nuk kanë munguar as thirrjet “Rama ik!”


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: