TIRANE- Motër e vëlla denoncojnë abuzimet dhe dhunën e ushtruar nga babai. Historia tronditëse e dy fëmijëve, vjen në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’, ndërsa ata rrëfejnë tmerret që kanë kaluar. Briken dhe Sara Mirdita tregojnë se në këto 7 vite kanë pasur shqetësime të mëdha nga babai, duke përfunduar shumë herë nëpër rajonet e policisë, dhe problemi ende nuk i është zgjidhur. Ata janë të friksuar dhe u tremben figurës atërore. Brikeni duhet të ishte në vitin e dytë në gjimnaz, por është përjashtuar nga shkolla.

Djali pretendon se këtë gjë e ka bërë babai i tij në shenjë hakmarrje. “Ai na merrte në telefon, thoshte do t’ju djeg me benzine”,- rrëfen djali i tronditur.

Meremja, nëna e fëmijëve shpesh herë ka marrë urdhër mbrojtje, por kanë qenë vetëm letra pa vlerë, pasi ajo vazhdon të dhunohet dhe të kërcënohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Fëmijët tregojnë se Iliri ka krijuar një familje tjetër, por ky fakt nuk i ka shkëputur nga ata. Nga ana tjetër të dy motër e vëlla i bëjnë apel institucione për ndihmë, për të parandaluar kështu në të ardhmen edhe ndonjë krim të mundshëm brenda familjes. Ndërsa nëna e tyre shkon edhe më tej me dëshimitë rrëqethëse, pasi shton se vetëm dy javë pas martese është rrahur nga ish-bashkëjetuesi i saj.

HISTORIA E PËRNDJEKJES
Mereme Dervishi në moshën 20-vjeçare martohet dhe pas katër viteve divorcohet, pasi bashkëshorti kishte probleme dhe nuk mund të sillte në jetë fëmijë. Në moshën 42-vjeçare, para 15 vitesh Meremja nis të bashkejetoi me Ilir Mirditen. Ata sollën në jetë dy fëmijë, Brikenin që është 17 vjeç dhe Sara 13 vjec. Çifti nuk beri celebrime, por fëmijëve u njohë atësia dhe kanë mbiemrin e babit të tyre. Brikeni vuan nga astma bronkale dhe ka vite që kurohet. Familja jetonte në Tiranë dhe pikërisht në banesën e babait të Meremes. Gjate kohës së bashkëjetesës, ata blenë dhe një magazine afër banesës se tyre, që sot e përdorin si ambient lokali me qira. Në vitet e fundit të bashkëjetesës, Iliri filloi të konsumonte alkool dhe të luante në lojërat e fatit duke shpenzuar shumë para. Ai nisi dhe dhunën psikologjike dhe me pas atë fizike kundrejt Merremes dhe djalit. Konfliktet nisen në familje dhe para 7 vitesh Meremia vendosi të ndahej përfundimisht nga Iliri. Mësohet se Ilir Mirdita ka shtatë vite që është ndarë nga nëna e dy fëmijëve, por ai ende nuk i le të qetë, pasi vazhdon t’i kërcënojë me jetë, t’i dhunojë dhe t’i përndjek kudo.

INTERVISTA
Çfarë do thonë lotët e ty që në fillim?
Nëna e fëmijëve:
Me këto që dëgjova tani në televizor. Kam jetuar 15 vite me atë. Pinte raki luante bixhoz dhe vinte e na nxirrte jashtë që në 3 të natës. Vajzën nuk e ka prekur asnjëherë. Djalin e rrihte shumë

Pse se keni denoncuar më parë babanë?
Vajza: kam pasur frikë. Për të gjitha gjerat që i bënë vëllait dhe babait vendosa të tregoj. Këto dy vitet e fundit nuk kemi pasur marrëdhënie të mira. Kur shkoja me vëllain, ai e rrihte vëllain. Ndërsa kur ikja vetëm, nusja e tij bënte skena të turpshme dhe e provokonte.

Briken ti duhet të ishe maturant. Por çfarë kë ndodhur?
Brikeni:
Shkova me mamin dhe drejtoresha e shkollës më tha që mos eja në shkollë. Tha sill raport. Shkova në drejtësinë arsimore dhe në ministri, nuk më kthyen asnjë përgjigje.

Po çfarë ndodhi?
Brikeni:
Unë dua të vazhdoj shkollën, të ndjek nj punë si gjithë të tjerët.

Çfarë bën gjatë ditës?
Brikeni:
Asgjë s’bëj. Rri në shtëpi. Jam dhe i sëmurë.

Nga se vuan?
Brikeni:
Vuaj nga astma.

Nuk tentove të shkoje në një gjimnaz tjetër?
Brikeni:
Nuk më linin të shkoja në asnjë vend tjetër. Askush s’na e ka hapur derën.

Si ka qenë njohja me bashkëjetuesin tuaj?
Nena e femijeve: Unë me shkes e mora, dhe jetova me të në banesën e prindërve të mi. Motra më thoshte; ‘Lerë’. U lidha me këtë dy javë pas martesës dru dhe dajak..15 vite kam jetuar me të.

Si e mban mend babin ti?
Brikeni: Kemi parë lemeri me atë. Kur dhunonte mamin unë i dilja në mbrojtje, i thasha mos e prek me dorë.

Si e përjetove largimin e babit?
Brikeni: Fillimisht u çlirova nga babi, pastaj e takova për ditë të shtune, se doja ta takoja por ai filloi të më rrihte bashkë me gruan tjetër.

I di babi dëshirat e tua?
Brikeni: Ai do të më shikojë në burg dhe prapa hekurave

Nga të ka ardhur ky mendim?
Brikeni: Kur shkova ta takoja ky njoftoi 112. Kjo shefja më thoshte do të fus në burg. Unë i thashë kam ardhur të takoj

Sa kohë ke që nuk e takon?
Brikeni: Kam 2 vjet që nuk e takoj më, e kam tmerr atë

Ti shoqëron mamin kudo?
Brikeni: Nuk guxojmë të ecim rrugës, na kërcënojnë njerëzit, prandaj e shoqëroj mamin. Na merr në telefon dhe thotë: “do t’ju vras do t’ju djeg me benzinë natën”

Si e njohe bashkëshorten e re të babit?
Brikeni:
Ma prezantoi babi, fillimisht mirë, pastaj silleshin keq. Ai tani e ka inatin me mua e mamin. Unë jam i traumatizuar nga ai…

Çfarë ka ndodhur realisht me gruan e babait tënd?
Vajza:
Bënte skena të turpshme. Kishte frikë se më gjuante ndaj nuk i thash babit. Kur doja të shkoja tek mami, ai më kërcënonte. I kam thënë se asaj që mos bëj ashtu veprime.

Si ndihesh ti kur zonja bën këto veprime?
Vajza:
Largohem menjëherë. Nuk rri aty. Ikja tek lokali

Në radhë të parë ju falenderoj që u bëtë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur. Çfarë po ndodh me fëmijët tuaj?
Babai i fëmijëve:
Më falni e para e punës ju flm për këtë emision. por një emision që sjell dy fëmijë në tv dhe i nxjerr pa asnjë lloj argumenti dhe veç me llafe. Aty në studio keni një të sëmurë psiqike, skizofrene.

E vërtetoni me raport mjekësor?
Babai i fëmijëve:
E vërteton dhe policia. Unë i jam përgjigj me të gjitha detyrimet. Çdo gjë jap.

Ju deklaroni se nëna e fëmijëve të tuaj është me e sëmurë. Mund të ma vërtetoni me raport?
Nëna e fëmijëve:
Unë kam rreth 5 vite që jam shkëputur dhe skam asnjë lloj marrëdhënie me atë grua. Unë skam pasur kurorë me të. Edhe takimet që kemi bërë i kemi bërë në polici. Jam në gjykatë të Shkallës së Lartë. Unë jam në një punë të ndërhyrë dhe punoj në një klub sportiv. Më njohin të gjithë.

Ju mendoni se ajo po manipulon?
Babai i fëmijëve:
Do them vetëm diçka për çunin. para 4 vitesh, para një emisioni e nxori ‘Fiksi” se dhunonte vajzat. Ndaj është pezulluar nga shkolla, jam marrë unë me të gjithë në polici.

Ju deklaroni se nuk i keni dhunuar familjen tuaj, dmth as fëmijët?
Babai i fëmijëve:
Jo në mënyrë absolutë që si kam dhunuar.

Një dëshmitare merr në telefon studion “Me zemër të hapur”
Faleminderit që jeni pjesë e emisionit. Kush e vërteta sipas jush?
Dëshmitarja:
Unë i njoh prej vitesh. Shtëpia dhe magazina janë të sajat. Nëse ka kaluar ajo trauma, i ka kaluar në saj të Ilirit. Ai i rrihte të gjithë dhe fëmijët. Kështu ishte djalë i mirë, i kallëp, e i shoqëruar. Ka kaluar vuajtje që vetëm ajo i di. Ai ja merrte lekët dhe ajo hante drurin. Shtëpinë e ka ajo dhe ja ka lënë i ati. Nëse ajo është bërë kaq nevrike, është bërë në saj të dhunës së atij. Siç dhunohej ajo, asnjë femër s’mund të dhunohej asnjë. Për vajzën nuk e di nëse është dhunuar apo jo.

Pse duhet të gënjente ish-bashkëjetuesja dhe djali?
Babai i fëmijëve:
Ajo do që të më shoh keq e më keq. Ajo s’do të më shoh me familje mua. Unë jam me gjithë gjërat që më takojnë si prind i fëmijëve. Ca mund të bëjë unë me ato.

Cilat janë pretendimet tuaja në lidhje me banesën dhe lokalin?
Babai i fëmijëve:
Unë punoj tek klubi i Partizanit. Unë nuk kam lidhje më me ata. Ta gëzojnë atë shtëpinë. Ajo ju ka mashtruar gjatë gjithë kohës.

Po djali pse gënjen?
Babai i fëmijëve:
Çuni është bërë kopje si e ëma e vet. Janë të dy njëlloj. Ai nuk shkon në shkollë më, se i rrahu fëmijët e tjerë. Ka ushtruar dhunë kur ka qenë në shkollën 8-vjeçare.

A keni ju një përgjegjësi për sjelljen e fëmijës?
Babai i fëmijëve:
Më dhemb shpirti kur e shoh djalin ashtu që është bërë në atë gradë. Se kam djalin tjetër të vogël 4 vjeç.

Pse nuk shkoni ta çoni te psikologu?
Babai i fëmijëve:
Pyete cik Brikenin se pse nuk i pihu ilaçet që i lash në komodinë.

Ndërhyn i biri: Sepse më rrahe. Lërë ato mashtrime ti se e di unë se kush je. Më kë rrahur me ke mbytur në dru. Më ke rrahur në sy të asaj (gruas së re), me ke nxjerr jashtë me rrecka të grisura dhe zbathur. Jam gjaku yt, mos u shtir me mua. Ja këtë më ke bërë ti mua.

DENONCIMI: GRUAJA E ISH-BURRIT VEPRIME TË TURPSHME PARA VAJZËS TIME
Nëna e dy fëmijëve në një rrëfim për ‘Me zemër të hapur’ rrëfen se gruaja e ish-bashkëjetuesit, Manushaqja dhunon fëmijët psikologjikisht. Por ajo shkon më tej me deklaratat, ndërsa denoncon publikisht se Manushaqja ka kryer vepra te turpshme para vajzës 13-vjeçare. Merremja tregon kaluarin e gjatë të vuajtjeve të saj në ‘luftën’ që Ilir i ka shpallur për t’i marrë vajzën dhe lokalin që ata kanë blerë. Por lokali është ne emrin e Merremes dhe ajo pretendon se e ka blere me kursimet e saj.

Zonjë përshëndetje. Flm që ju bashkove emisionit. Si është marrëdhënia juaj me vajzën e Ilirit?
Manushaqja:
Brikeni është vajza e Ilir dhe Sara është vajza e tij. I kam dashur fëmijët e saj. Edhe ajo ish-bashkëshortja e Ilirit që thotë se kam frikë, por unë nuk kam.

Si është e vërteta?
Manushaqja:
Ajo shkon nëpër gjykata se ashtu ja jep truri.

Ndërhyn Sara: Mashtruese.
Manushaqja: Çfarë i kam bërë Sarës?

Sara pretendon se kur Sara vjen në familje ju provokoni
Manushaqja:
Ajo mund të shpiki dhe unë s’kam bërë asnjë veprim në sy të saj.
(ed.me/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: