Flamurtari ka treguar edhe një herë se nuk është gati të përballet me më të mirët e Shqipërisë, Skënderbeun. Skuadra korçare ka fituar sot me rezultatin e pastër 0-2 kundër vlonjatëve në gjysmëfinalen e dytë të Kupës, duke zhvlerësuar atë humbje 0-1 në shtëpi dy javë më parë.

Pjesa e parë pati nga të gjitha përveç golit. Raste të shumta, episode të dyshimtë, gola të anuluar e tension në fushë. Në fraksionin e dytë të lojës do të fitonte eksperienca dhe kualiteti, me Skënderbeun që shënoi golin e parë në minutën e 69-t.

Pas golit të Sowe pritej reagimi i Flamurtarit, por ende pa marrë veten, vlonjatët do të tronditeshin sërish. Nimaga vetëm pas 2 minutash do të realizonte një supergol në hyrje të zonës, duke vështirësuar jashtëzakonisht shumë punët për Flamurtarin.

Deri në përfundim të lojës së rregullt nuk do të kishte më ndryshim rezultati. Kështu, Skënderbeut i mjaftuan 2 minuta për të përmbysur shifrat e për të kaluar në finale të Kupës së Shqipërisë, aty ku e pret Laçi.

Flamurtari 0-2 Skënderbeu

/ 59′ Sowe, 61′ Nimaga

Minutë pas minute

85′ Ali Soue largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e zë Krasniqi.

80′ Danilo Alvesh provon me një goditje nga distanca, por gabon tërësisht.

77′ Zëvendësim i tretë për Flamurtarin, largohet Muarem, vendin e tij e merr Ardit Hoxhaj.

71′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Vila, në lojë Gjergji Muzaka.

65′ Trajneri Duro kryen 2 zëvendësime, largohen Zhufo dhe Zuka, në fushë Nedjelkoviç dhe Tounkara.

61′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-2. Fantastik Bakari Nimaga, i cili ka realizuar një super gol nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Nurkoviç.

59′ GOOOOOOOOL Skënderbeu 0-1. Ali Soue ka kaluar në avantazh korçarët pas një asisti nga e djathta të Gavazajt. Sulmuesi i Skënderbeu nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën.

54′ Kundërpërgjigje e mënjëhershme e Flamurtarit, që i afrohet golit të avantazhit me Danilo Alvesh, por sulmuesi brazilian ka goditur shtyllën.

52′ Mundësi ideale për Skënderbeun me Nimagën, i cili është futur bukur brenda zonës, por në momentin e fundit ka goditur keq.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë

37′ Rifillon takimi…

35′ Gjyqtari ndërpret ndeshjen për shkak të sharrjeve në kor. Tefik Osmani largon topin drejt tifozëve, i nevozuar, gjyqtari nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

30′ Flamurtari jep shkëndijën e parë të rrezikshme me Muarem, pas një pasi të Danilo Alvesh, por futbollisti maqedonas ka gjuajtur jashtë kuadratit.

27′ Zuka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Lilajt.

24′ Minuta mjaft të mira për Skënderbeun, që provon të rrezikojë me anë të Gavazajt, por topi është pritur nga portieri Nurkoviç.

16′ Skënderbeu i afrohet golit me anë të Soue, korçarët pretendojnë edhe për 11-metërsh, për prekje të topit me dorë brenda zonës. Për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

14′ Vangjeli merr në iniciativë nga e djathta, por në momentin e fundit, ndalohet nga mbrojtësat e Flamurtarit.

12′ Shënojnë korçarët me Soue, por sulmuesi dukshëm jashtë loje.

10′ Skënderbeu kërkon të fitojë terren, duke sulmuar portën e Nurkoviç, me Soue, por pa gjetur golin e avantazhit.

4′ Flamurtari kërkon të rrezikojë nga një goditje këndore, por nuk arrin asnjë nga futbollistët kuqezinj.

1′ Ka startuar takimi, Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.

FLAMURTARI-SKËNDERBEU…Formacionet

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bici, Pollozhani, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Zhufo, Muarem, Alvesh. Trajner. Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb