Flamurtari ka dalë i fituar nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipëris e zhvilluar në Korçë kundër Skënderbeut. Vlonjatët e drejtuar nga Hasana Lika iu falën golit të realizuar nga Danilo në minutën e 82-t, duke mbyllur takimin me rezultatin 0-1.

Të dy skuadrat përgjatë takimit u munduan jo pak për të gjetur golin. Madje vendasit në minutën e 30-t të ndeshjes humbën edhe një penallti të ekzekutuar nga Muzaka.

Një fitore pas shumë ndeshjesh për Flamurtarin, ndërsa nga ana tjetër korçarët marrin humbjen e dytë radhazi pas asaj me Vllazninë në kampionat.

Për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 18 prill vlonjatët do të jenë më të favorizuar, por duke patur parasysh cilësitë e Skënderbeut gjithçka mbetet për t’u diskutuar.

Skënderbeu 0-1 Flamurtari

Minutë pas minute

93’ Kryhet edhe ndërrimi i tretë për vlonjatët. Deliaj në fushë për Danilo Alvesh.

90′ 4 minuta shtesë.

89’ Danilo Alvesh del i vetëm përballë Teqjes, por shpërdoron duke e çuar topin shumë jashtë portës.

88’ Muzaka provon përsëri, tashmë me kokë pas një harkimi nga e majta, por topi përplaset në tokë e më pas del jashtë.

87’ Muzaka çon topin vetëm pak mbi traun e portës nga goditja e dënimit.

86’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Danilo Alvesh, pasi shkakton një goditje dënimi në hyrje të zonës.

85’ Ndërrimi i tretë për Dajën. Vangjeli në vendin e Ditës.

84’ Mbyllet sfida për Muarem. I lë vendin Veliut.

82′ GOOOL Famurtari, shënon Danilo Alvesh.

76’ Largohet edhe Soue tek Skënderbeu. Në fushë, Krasniqi.

70’ Vila i lë vendin Abazit.

68’ Muarem merr një top të artë në hyrje të zonës, por shpërdoron gjithçka

63’ Zëvendësimi i parë tek Flamurtari, largohet Nedeljkoviç, në fushë Hoxhaj.

59’ Nimaga ndëshkohet me karton të verdhë, pas një dyluftimi në ajër.

58’ Rrëmujë në zonën e Flamurtarit, me korçarët që provojnë disa herë të gjejnë golin, por goditjet e njëpasnjëshme bllokohen nga reparti i prapavijës.

50’ Topi i krosuar në zonë nga goditja e dënimit preket me kokë nga Nedeljkovicc, por Teqja pret në momentin e fundit.

49’ Vila asiston për Xhejms në qendër të zonës, por në momentin e fundit Bicaj mbyll gjithçka.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në Korçë

45+1’ Përfundon pjesa e parë me shifrat e bardha 0-0

40’ Minuta të qeta në Korçë, me vendasit që janë në kontroll në të shumtën e kohës.

31’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, ndëshkohet Nedeljkoviç.

30’ Muzaka merr përsipër penalltinë, por Nurkoviç bën mrekullinë duke shpëtuar portën.

29’ Jorgji akordon 11-metërsh për Skënderbeun, pas një rrëzimi në zonë të Xhejms.

25′ Aksion manuali për Skënderbeun në krahun e djathtë, me Muzakën që jep një top me thembër për Soue. Bicaj nuk arrin të largojë sferën dhe i jep mundësinë sulmuesit të gjuajë në portë, por Siljanovski devijon sferën para se të kalojë vijën fatale. Ndërhyrje vendimtare e mbrojtësit.

19′ Dita del në krahun e djathtë dhe pas një largimi të dobët të mbrojtjes vlonjate, gjuan në portë, me Nurkoviç i cili arrin të devijojë jo pa vështirësi.

18’ Vila gjuan drejt portës, që nga cepi i djathtë i zonës, por Nurkoviç kontrollon, edhe pse në dy kohë.

10’ Nedeljkoviç del mirë në krahun e djathtë, pason në zonë, por as Avlesh dhe Kamara nuk e shtyjnë dot drejt portës së boshatisur.

9’ Goditje dënimi për Flamurtarin, e merr përsipër Pollozhani, por topi shkon mbi traun e portës.

5’ Soue provon me një goditje nga jashtë zone, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

2’ Menjëherë pranë golit Skënderbeu, teksa Aliti merr një top nga një goditje këndi, godet por topi vetëm pak jashtë shtyllës.

1′ Nis ndeshja në Korçë/

FORMACIONET

Skënderbeu: Teqja, Dita, Osmani, Aliti, Mici, Nimaga, Xhejms, Muzaka, Vila, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Nedeljkoviç, Muarem, Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro.

Gjyqtar: Enea Jorgji

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb