Luftëtari ka vijuar ecurinë pozitive duke marrë një fitore e cila mund të rezultojë shumë deçizive në fund të sezonit për objektivin e një vendi që të kualifikon në Kupat e Europës.

Gjirokastritët kanë mundur një rival direkt si Kamza me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Rapos në minutën e 69-ë.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Hasan Lika ngjitet në vendin e katërt në renditje me 34-r pikë, ndërsa Kamza zbret në vendin e 7-t me 32 pikë.

Luftëtari 1-0 Kamza

69′ Rapo /

Minutë pas minute

Përfundon takimi

85′ Zëvendësim i tretë te Luftëtari, largohet Rapo, në fushë Minga.

84′ Provon edhe autori i golit Donald Rapo, por goditja e tij është devijuar në goditje nga këndi.

83′ Çfarë humbet Dejvi Bregu! Pas shmangies perfekte të Lelis, futbollisti vlonjat, ka provuar të gjuaj vetë duke mos pasur pë Abazaj që ishte i lirë. Gjuajtja e Bregut ka përfunduar jashtë kuadratit.

79′ Mbrojtësi Taulant Kuqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndyërhjen e ashpër ndaj Bregut

73′ Zëvendësim i tretë te Kamza, largohet Çukoviç në lojë i riu Mumajezi.

69′ GOOOOL Luftëtari 1-0. Donald Rapo lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, topi i shpëton nga dora portierit Fabio Gjonikaj dhe përfundon në rrjetë.

67′ Zëvendësim te Kamza, largohet Realdo Fili në lojë Rezi.

64′ Liçaj hedh një krosim nga e djathta për Rrocën, por ky i fundit nuk harrin ta devijojë topin drejt rrjetës.

62′ Zëvendësim edhe te Kamza, largohet Xhuljo Mehmeti në fushë Demir Imeri.

61′ Zëvendësim i dytë te Luftëtari, në fushë Aurel Demo, largohet braziliani Xhekson i dëmtuar.

58′ Fukui ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj brazilianit Xhekson.

56′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Eri Lamçja në fushë Albano Aleksi.

55′ Mundësi e mirë për Dejvi Bregun, i cili i vetë në hyrje të zonës, godet por topi përfundon jashtë kuadratit.

51′ Goditje nga këndi për Kamzën, topi shkon në zonë, por mbrojtja e Luftëtarit është e kujdesshme duke larguar rrezikun.

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë 0-0.

45+2′ Bruno Arrabal ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt Emirion Sino.

42′ Zguro provon me një gjuajtje në formë parabole, por topi përfundon mbri kuadratin e portierit Ruçi.

38’ Sebino Plaku provon me një gjuajtje nga hyrja e zonës, por topi përfundon mbi kuadrat.

34’ Abazaj shënon golin e avantazhit, por për gjyqtarin goli nuk vlen, pasi kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.

31’ Përsëri Luftëtari rrezikshëm në portën e Kamzës. Braziliani Xhekson provon nga e djathta me një goditje drejt portës, topi është ndalur nga portieri Gjonikaj, i cili është shpëtimtari i Kamzës në këto minuta.

28’ Frashëri hedh një kros të bukur në qendër për Plakun, sulmuesi provon të gjuajë me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.

24’ Donald Rapo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar nga Leli

18′ Vangjel Zguro ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Abazajt.

17′ Pranë golit të avantazhit Luftëtari me anë të Ramadanit, gjuatja e mesfushorit është ndalur në traversë.

9′ Kundërpërgjigjet Kamza me Sebino Plakun, por goditja e sulmuesit përfundoi mbi kuadrat.

8′ Tjetër mundësi e skuadrës së Luftëtarit me Bregun, gjuajtja e tij është ndalur sërish nga portieri i Kamzës.

5′ Sinjali i parë i Luftëtarit me Dejvi Bregun, gjuajtja e futbollistit vlonjat është ndalur nga portieri Gjonikaj.

1′ Ka nisur ndeshja/ panorama sport

LUFTËTARI: Ruci , Licaj , Beqiri, Jakovljevic , Jackson , Ramadani , Rapo , Rroca , Bregu , Abazaj dhe Lamcja.

Trajner: Hasan Lika

KAMZA: Gjonikaj, Zguro, Çukoviç, Kuqi, Frashëri, Arrabal, Lelis, Fili, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb