Këtë të hënë në Paris u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”, eveniment që organizohet nga revista “France Football”.

“Topi i Artë” i takoi Rodrit të Manchester Cityt, ndërsa në këtë mbrëmje gala u shpërndanë edhe disa çmime të tjera.

Ashtu siç pritej, si lojtari më i mirë nën 21-vjeç u përzgjodh Yamine Yamal. Djaloshi 17-vjeçar mahniti botën me paraqitjet e tij me fanellën e Barcelonës dhe ishte një nga më të mirët te Spanja, që u shpall kampione Europe.

Fituesit e Champions League dhe La Liga në sezonin e kaluar, Real Madrid, u votuan si klubi më i mirë. Gjithsesi, askush nuk ishte prezent për të marrë çmimin, pasi klubi madrilen zgjodhi të braktiste ceremoninë.

Harry Kane dhe Kylian Mbappe u vlerësuan si golashënuesit më të mirë, pasi realizuan nga 52 gola secili. Emiliano Martinez, argjentinasi i Aston Villas fitoi për herë të dytë çmimin e portierit më të mirë. Për të, ky çmim, është i dyti radhazi, pasi këtë sukses e arriti edhe në edicionin e kaluar.

Nuk kishte dyshime, Carlo Ancelotti u zgjodh si trajneri më i mirë, pasi dërgoi Real Madrid drejt triumfit në Champions dhe La Liga.

Çmimet:

Lojtari më i mirë nën moshën 21-vjeçare: Lamine Yamal (Barcelona).

Cd
Cd

Klubi më i mirë për femra: Barcelona

Klubi më i mirë për meshkuj: Real Madrid

Golashënuesit më të mirë: Harry Kane dhe Mbappe

 

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa).

 

Çmimi “Socrates”: Jennifer Hermoso

Trajneri i vitit: Ancelotti (Real Madrid)

“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonmati

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb