Po mbahet në këto momente nata e katërt e festës së birrës në Korçë. Korça këto ditë është qyteti më i populluar dhe i kërkuar. Kjo për shkak të Festës së Birrës, që po zhvillohet aty.

  • foto galeri

Shumë qytetarë vendas dhe të huaj kanë shkuar në Korçë për të shijuar festën nën shoqërinë e Birrës Korça. Zona para sheshit të stadiumit në natën e katërt të festës u mbush me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, që ndjekin koncertin duke konsumuar Birrën Korça dhe ushqimet tradicionale të zonës.

  • foto galeri

Përveç shqiptarëve nga çdo zonë e Shqipërisë, në Korçë kishte mbrëmë edhe turistë nga vende të ndryshme të Europës. Të ardhur për herë të parë në Festën e Birrës në Korçë ata kanë mbetur tepër të kënaqur nga atmosfera dhe organizimi.

  • foto galeri

Shqiptarët dhe të huajt, përpos se po shijojnë birrën Korça, po argëtohen me festë e muzikë, si dhe koncert live në qytetin e serenatave.

Ata shprehen se ndihen të mrekulluar nga shija e mbretëreshës së birrave, Birra Korça.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb