TIRANË

Policia ka marrë nga spitali një prej protestuesve. Deputetët e PD kanë qenë në spital për të vizituar protestuesit e plagosur, kur disa efektivë kanë hyrë brenda dhe kanë marrë një prej banorëve që ka qenë në protestë. Deputetët e PD i kanë bërë thirrje policëve ta lënë pasi kishte nënën në operacion, që sipas tyre ishte dëmtuar në protestë.

Spitali ka mbyllur dyert dhe brenda kanë hyrë vetëm disa prej deputetëve të PD që kanë parë nga afër gjendjen e protestuesve të lënduar në protestën tek parlamenti.

“Doktori më tha shembje. Dy muaj kam që jam operuar. Jemi të dërrmuar, të stresuar, të acaruar. Kjo është shtëpia jonë, e ardhmja jonë. I kemi dhënë votat. Ky është shteti jonë. Ti shikonit fëmijët e shtrirë si sardele”, tha një grua e plagosur.

Një tjetër rënkonte teksa transportohej në kujdes intensiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb