Në ditën e 33- të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sërish pranë tyre. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një aferë korruptive.

“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro.

Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Ketu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha ai.

Teksa komentoi thënien “shpellarë” që përdori kryetari i Bashkisë Veliaj, për deputetët e PD-së, Basha tha se: “Gjithçka bëhet për vilën në Surrel. Madje ai i quan shpellarë. Ky që e ka marrë Evis Rroshin dhe e bëri kryetar bashkie, Saimri Tahirin dhe dhjetra deputetë kriminale. Këtyre banorëve u thotë shpellarë. Pse e bën këtë? Këta njerëz i prishën qetësinë hajdutit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb