Ka nisur me tensione dhe incidente protesta marshim e opozitës në Shkodër. Qytetarët kanë dashur të marshojnë drejt sheshit ku Rama do të mbajë takimin elektoral, por policia ka bllokuar rrugën. Protestuesit kanë tentuar disa herë ta çajnë kordonin policor. Polica ka hedhur gazlotsjellës ndaj tyre, ndërsa protestuesit me gurë

20:55 – Përleshje e tension, Shkodra mbyll protestën pasi ikën Rama

 Përmbyllet mes tensionit protesta në Shkodër. Qytetarët janë irrituar kundër policisë, të cilët më herët kishin krijuar kordon policor.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos qëllojnë. Policia ka qenë duke u tërhequr dhe mesa duket, në këtë moment, forcat e policisë janë qëlluar nga protestuesit.

Më herët, pikërisht sot, në Shkodër u zhvillua një protestë e qytetarëve kundër ardhjes në qytet të Edi Ramës. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

20:47 – “Nuk nënshtrohet Shkodra”, qytetarët thirrje kundër Ramës

Qytetarë të shumtë shkodranë po protestojnë në rrugët e qytetit. Ata shprehen se Shkodra nuk do të nënshtrohet ndaj kriminelëve. Ata thanë se Rama do të vendosë komunizmin, por Shkodra nuk do ta lejojë këtë gjë.

“Shkodra nuk e le veten në dorën e këtij krimineli dhe gjakësori. Malësori nuk përulet përpara krimit. Rama ka bërë që të largohen të rinjtë. Arsimi është i korruptuar. Unë i them Ramës ‘ik, vetëm ik’. Ti duhet të zhdukësh. Ne duam të drejta sikundër kanë të rinjtë kudo nëpër botë. Prandaj duhet vetëm të ikësh”, tha një qytetare.

Voltana Ademi i ka bërë thirrje Policisë së Shkodrës që të mos provokojë dhe të mos hedhë helm. Ajo shtoi se Shkodra nuk pranon dhunën, por mbron qytetarinë dhe kulturën.

20:37 – Flamur Noka: Bild të nxori zbuluar, të varrosi politikisht

Ish-deputeti i PD Flamur Noka nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në protestën e opozitës, deklaroi se gazeta Bild e ka nxjerrë zbuluar Ramën.

Noka u shpreh se Bild nxori qartësisht lidhjet e Edi Ramës me banditët. Ai shtoi se Rama është varrosur politikisht dhe se zgjedhje më datë 30 qershor nuk do të ketë.

“Ti je koka e bandave. Ti je pjesë e bandave. Vendi jot është në burg, sepse ti Edi Rama je armik i votës së lirë. Ti Edi Rama nuk je kryeministër i shqiptarëve por je kapo i krimit në Shqipëri. T duhet ta kuptosh se në Shqipëri ka demokraci dhe nuk mund të shkelësh dot Kushtetutën. Data 30 është data private e zgjedhjeve për ty, por jo për shqiptarët. Edi Rama, duhet të ikësh. Ti ke ardhur në pushtet përmes bandave dhe krimit. E ke kthyer shtetin në bandë kriminale. Ti Edi Rama ke inkriminuar Policinë e Shtetit.

Sot çdo shqiptar ndihet fatkeq, sepse është i nëpërkëmbur nga krimi dhe bandat. Sot çdo shqiptar është kundër teje. Bild të varrosi politikisht. Ju kishit fsehhur dosjet 339 e 184. E keni kthyer shtetin në krim e tmerr.  Rama ik, se shqiptarët nuk do të lejojnë që ti të vazhdosh puçin tënd. Shqiptarët nuk do të lejojnë që të vazhdosh puçin e shtetit në këtë vend. Harroje se mund ta gjakosësh këtë vend. Ti nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Ti je bizantin, asgjë s’të lidh me Europën”, tha Noka ndër të tjera.

20:10 – Voltana Ademi thirrje Bushatit e Mesit: Mos u bëni palë me krimin

 Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në fjalën e saj në protestën kundër vizitës së Edi Ramës në Shkodër, kishte një thirrje ndaj Ditmir Bushatit dhe Senida Mesit.

Ademi tha se Bushati e Mesi duhet që të mos bëhen palë me krimin. Ajo shtoi se ata duhet të jenë një me Bardh Spahinë, mikun e tyre, bashkëqytetar.

“Ditmir Bushati dhe Senida Mesi duhet ta dinë seme Bardh Spahinë janë miq, komshinj, jeni shkodranë. Ju si të njohur, si koleg, ju duhet të distancoheni nga krimi, nga përgjimet që dëgjuam gjatë gjithë këtyre që dëgjuam. Mua më vjen zor që ju jeni përkrah këtij krimineli. Të gjithë ju qytetarë të Shkodrës, n3 jemi këtu për të mbrojtur të drejtën tonë.

Bardh Spahia është në burg. E ju vazhdoni. Jemi kthyer në kohën e Sul Bushatit. Ai ndonjëherë edhe përpiqej, ishte i matur, ndërsa ju jeni bërë më keq. Nuk kërkojmë asgjë. Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë. Lironi deputetin, lironi qytetarët. Ju nuk mund të burgosni politikisht. Asesi. Ti Senida je një vajzë e mirë. Ne të gjithë mund t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit”, tha Ademi.

Ndërkaq, qytetarët thirrin në korr “Rama ik”, “Rama ik”.

Ora 19:42 –Me thirrjet disa herë drejtuar mbështetësve demokratë, ‘mos gjuani’ kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se kanë dalë për të protestuar, për të marshuar e askush nuk mund t’i ndalojë të bërtasin e të flasin.

RAMA SHTYN TAKIMIN PER NE 19:45
ORA 19:30- Kryeministri Rama raportohet ta ketë shtyrë takimin elektoral në Shkodër pas situatës së tensionuar.

AMBULANCA MERR PROTESTUESIT E LËNDUAR
ORA 19:25- Ndërsa minutat kalojnë, situata në Shkodër vijon të jetë e tensionuar. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e irrituar. Për pasojë, ka pasur disa qytetarë të lënduar nga gazi. Ata janë transportuar me ambulancë drejt spitalit.

  • foto galeri
  • foto galeri

VOLTANA ADEMI: BANDA E EDI RAMËS NUK MUND TË UZURPOJË SHKODRËN

ORA 19:17- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi foli nga qyteti verior, pas protestave masive të qytetarëve kundër policisë.

Ademi tha se Shkodra nuk mund të lejojë një pushtet të krimit që ta uzurpojë. Ajo shtoi se është e drejtë e qytetarëve të protestojnë, përkundër masarës që zhvillohet, sipas saj në qytet.

“Nuk mund të lejojmë që një bandë krimi ale të uzurpojë qytetin,. Shkodra ka treguar se nnuk mund të lërë Ramën dhe bandën e tij të pushtojë qytetin. E drejta jonë për të protestuar, përkundrejt masakrës që ata kanë bërë në Shkodër është legjitime. Nuk ka arsdye që Policia e Shtetit, banda kriminale të qëllojë njerëzit”, tha Ademi.

NJERIT PREJ PROTESTUESVE I BIE TE FIKET
19:10 – Mësohet se thirrjeve “Rama ik” të qytetarëve policia i është përgjigjur me hedhjen e gazit lotsjellës. Raportohet gjithashtu se njërit prej protestuesve të opozitës i ka rënë të fikët në shesh.

Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb” se qytetarët janë irrituar, ndërsa i janë përgjigjur me gurë policisë.

Protesta e tyre zhvillohet teksa pritet që kryeministri Rama të shkojë në Shkodër për miting. Kryebashkiakja Voltana Ademi nuk i ka dhënë leje për miting, por pavarësisht kësaj ai pritet të jetë atje pas 30 minutash.

(m.a/d.xh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb