Aventura e Shqipërisë në kampionatin Europian të Minifutbollit është mbyllur me humbjen 5-0 kundër Bullgarisë.

Skuadra kuqezi, e cila duhet theksuar se merrte për herë të parë pjesë në një kompeticion të tillë, mori 3 humbje dhe 1 fitore në Grupin C.

Sa i takon ndeshjes së sotme gjithçka nisi në malore pasi që në minutën e parë kundërshtarët kaluan në avantazh. Shqipëria u përpoq të reagonte me Hysenbelliun dhe Klosin, por në disa raste ishte edhe e pafat.

Kujtojmë që Shqipëria bënte pjesë në këtë grup se bashku edhe me Bosnje-Hercegovinën, Irlandën dhe Kazakistanin.

Bullgari-Shqipëri 5-0

Formacioni: Bregasi, Mërtiri,Shapi, Klosi, Dushku, Hysenbelliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb