FIER

Situatë kaotike në urgjencën e Spotalit Rajonal të Fierit. Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë, me probleme në frymëmarrje. Ka nga ata që kanë mbërritur edhe me barela.

Disa ambulanca kanë mbërriture në spital, ndërkohë që pamjet janë të rënda. Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.

Paraditen e sotme pas ngjarjes në shkollen e mesme “Janaq Kilica” u paraqiten menjëherë në spital rreth 30 nxenës dhe më pas numri erdhi në rritje duke shkruar në 50 dhe deri para pak minutash, në 60 nxënës me shenja të intoksikacionit, por një pjesë edhe me neuroza paniku, që sipas mjekëve, janë të kuptueshme në këtë situatë.

Në një prononcim për media, drejtoresha e spitalit rajonal Fier deklaroi se aktualisht, pjesa më e madhe e nxënesve kanë lënë spitalin, ndërkohë që 14 nxënës po mbahen në observim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: