Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Ukrainën , takim ky i programuar për të martën mbrëma. Trajneri kuqezi tha se është optimist se skuadra, do të mund të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Nations League.
“Respektojmë Ukrainën, por ne futemi në fushë për fitore. Ky është grupi i vetëm që çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse është ndeshja e fundit. Katër skuadrat kanë marrë pjesë në Euro 2024. Ne e kemi përgatitur ndeshjen për të fituar. Nuk futemi për barazim. Ne jemi të avantazhuar, pasi luajmë në shtëpi.
Situata me dëmtimin e Asanit – Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë.
Janë pak ditë për t’u përgatitur. Sot kemi ende një stërvitje, duhen 3-4 për të bërë vlerësime për gjendjen e një lojtari. Sa i përket Asanit, ka bërë një rezonancë magnetike, të shohim. Nëse më thotë që është i gatshëm, do diskutohet më pas kjo gjë.
Sulmi- Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, është i fortë dhe i shfrytëzon hapësirat. Duhet të gjejmë ekuilibër. Gjatë kualifikueseve, nuk kemi luajtur me dy sulmues në qendër. Rëndësi ka që të gjejmë ekuilibër. Nuk preferoj të luaj me dy sulmues qëndror.
Çdo ndeshje ndryshon me njëra-tjetrën. Ky është një nga grupet më të balancuara. E kam parë Ukrainë-Gjeorgji, kishte balancë. Grupi është i ekuilibruar. Janë ekipe të mira, me trajner të mirë. Ne do provojmë të fitojmë, do japim më të mirën. Për ne është finale.
Është e vërtetë që kemi krijuar më pak, kemi vuajtur më shumë, jemi mbrojtur mirë. Por duhet të rregullojmë diçka në fazën ofensive. Jo vetëm për 9, por për të gjithë. Kur shkon topi, është çdo lojtar që bën një lëvizje apo pasime, është ndërtim në skuadër. Ne duhet të përmirësohemi e gabojmë më pak një pasim të thjeshtë, nëse topi shkon atje, kemi bërë mirë kur e kemi ndërtuar. Një pasim të mirë, topi ecën para, kur gabon pasimin e thjeshtë, nuk ia del kurrë të dalësh para. Edhe në ndeshjen e fundit kemi gabuar shumë në 30 minutat e parë, përtej taktikës. Duhet bërë një pasim i sigurt për të ndërtuar më mirë”.
Supersticioz?Nuk është se jam më lojtar, e kam diskutuar dhe me një person të afërt me mua. Pas 10 minutave futem në fushë dhe gjëja e parë që i them lojtarëve, që kjo ndeshje është finale dhe duhet të futemi në fushë me zemër dhe shpirt. Kur jam në dyshim futem në sallën e mbledhjeve dhe analizoj imazhe, video, momente të lojtarëve, aspekte ofensiv dhe difensiv për të bërë zgjedhje të qeta- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)