TIRANE


Eshte hedhur në tokë godina dy katëshe në zonën e Laprakës e cila preket nga ndërtimi i Unazës së Madhe pas tensionesh të shumta. Policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë banorët nga godina, të cilët prej orësh ishin ngujuar brenda saj, pasi kundërshtonin aksionin e IKMT-së.

Që prej orëve të para të mëngjesit situata ka qenë e tensionuar në zonën e Laprakës, pasi banorët pretendojnë se nuk janë njoftuar për prishjet e banesave.

Në vendngjarje ishn te pranishem edhe deputetë të opozitës në mbështetje të banorëve.

Kati i parë i këtij objekti funksiononte si byrektore dhe farmaci bujqësore ndërsa kati i dytë si objekt banimi i dhënë me qera. Pas njoftimit për shemben e objektit qiramarrësi ishte larguar dhe godina ishte boshatisur.  Për të penguar shembjen pronari i objektit  dhe banorë të tjerë të zonës u ngujuan brenda në banesë për rreth 60 minuta. U desh ndërhyrja e policisë së shtetit dhe asaj bashkiake qe i nxorën nga banesa dhe godina për disa minuta u shemb e gjitha.

  • foto galeri
  • foto galeri

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: