Tensionohet sërish situata te shkolla “Petro Nini Luarasi”, aty ku banorët që kundërshtojnë prishjen e banesës u përplasen fizikisht me forcat e policisë.

Tensioni ka ardhur pasi policia ka shoqëruar një prej pronarëve që sqaroi në media situatën e krijuar me pronën e tij.

“E shoqëruan se po jepte informcione për mediat. Duan të na nxjerrin në rrugë, nuk na japin shtëpi”,- thotë njëri nga banorët.

Njëra nga zonjat që ishte shtrirë në rrugë është kthyer përsëri pranë banesës të cilën ka shkuar ta prishë sot përmbarimi. Ajo thotë se shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, dhe akuzon ish-pronarin e truallit se po ju merr jo vetëm pronën, por edhe jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, nisur nga një situatë e zhvilluar sot në Tiranë, është i detyruar të bëjë për disatën herë të njëjtin sqarim: IKMT është akronimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Nuk ka lidhje dhe nuk ushtron asnjë detyrë dhe përgjegjësi mbi institucione të tjera që mund të veprojnë për një arsye, apo tjetër. IKMT i ka të përcaktuara me ligj veprimet e saj dhe ndërhyrja e ndodhur sot në Tiranë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” nuk është kompetencë e IKMT.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb