Protestuesit kanë lënë pas tensionin afër Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke vijuar marshimin me një itinerar të paqartësuar ende.
Marshimi vijon paqësisht teksa ende nuk dihet itinerari i saktë i kësaj proteste. Në fillim protestuesit u grumbulluan në sheshin ”Skënderbej”, shkuan tek Kryeministria, më pas për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku nuk u lejuan prej bllokadës së FNSH.
Madje aty pati tensione e shoqërime pasi disa protestues gjuajtën me gurë dhe pati një kundërpërgjigjie nga Policia me gazlotsjellës dhe ujë me presion. U duk se protestuesit do shkonin tek Kryeministria, por më pas ata u kthyen teksa duket se do tentojnë sërish tek Drejtoria e Policisë Tiranë.
(BalkanWeb)