TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në kohën që në Kuvend mbahej seanca e votimit për Presidentin e Ri të Repiblikës, ku kandidat i vetëm ishte Ilir Meta, zgjodhi të ulej në vendin e paraardhësit të tij, Sali Berisha.
“BalkanWeb” ka siguruar një foto ku shihet Rama, ndërsa i ka hedhur dorën në qafë ministrit Damian Gjknuri.
Të dy zyrtarët u shfaqën mjaft të qeshur. Nga ajo çfarë u pa në sallë, ministrat kanë zgjedhur që të ulen në poltronët bosh të deputetëve të opozitës, të cilët prej më shumë se dy muajsh kanë bojkotuar çdo seancë parlamentare. Ndërkohë Meta u shfaq i mendueshëm, ndoshta për faktin se ishte në pritje të mbylljes së votimit.
(ed.me/BalkanWeb)