Mesfushori portugez i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka analizuar kundërshtarët në Premier League, teksa tregoi opinionin e tij për Liverpool dhe Arsenal. Silva theksoi faktin se, të kuqtë janë rival më i vështirë sesa Gooners.

“Liverpool Unë gjithmonë prirem të shkoj te Liverpooli sepse i respektoj shumë për shkak të asaj se sa të mirë janë dhe sa e vështirë ishte për ne gjatë viteve t’i mposhtnim ata. Kështu që lojtarët e Liverpoolit janë gjithmonë më të vështirët, do të thosha”.

“Arsenal? E njoh shumë mirë trajnerin e tyre sepse ai ishte këtu me ne, e di sa kërkues dhe sa inteligjent është”, ka shtuar Silva. Nëse shikoni skuadrën e tyre, ata janë shumë të rinj dhe, me siguri, janë shumë të uritur për të fituar disa tituj, kështu që pa dyshim se janë konkurrues”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb