Një tjetër sinjal divorci ndërmjet Balotelli-t dhe Liverpool. Trajneri Rodgers ka folur hapur duke shpjeguar arsyen pse sulmuesi italian nuk ishte pjese e sfidës kundër Arsenal: “U vet përjashtua. Të premten pësojë një dëmtim të lehtë në gju dhe menjëherë u shpreh se nuk ishte në gjendje për këtë sfidë. Praktikisht ishte vetë lojtari që refuzojë të ishte pjesë e skuadrës”. Trajneri i Liverpool në më shumë se një herë u përpoq të theksonte se ky ishte një vendim i gjithi personal i Balotelli-t: “Un nuk jam një mjek për të gjykuar, stafi ynë mjekësorë e vizitojë, por ai insistojë se nuk ndihet mirë as të udhëtonte me ne”. Ende mbetet një mister nëse Balotelli e ka parë të paktën në televizion disfatën që pësojë skuadra e tij. Numrat e Balotelli-t këtë vit janë më të vërtetë zhgënjyes, ku ka qenë pjesë në total e Liverpool vetëm për 63 minuta.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: